Pasi IKMT shembi ndërtimet pa leje në zonën bregdetare të Velipojës, kryetarja e bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi ia ka paraqitur këtë shqetësim kryeministri Rama, ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, ministrit të Bujqësisë Blendi Klosi dhe ambasadës së ShBA dhe BE.
Kryebashkiakja Ademi ngre shqetësimin se qeveria e Shqipërisë ka grabitur plazhin e Velipojës. Ndërsa thotë se do të vazhdojë të kërkojë të drejtën ligjore.
"Bashkia Shkodër do të vijojë të kërkojë të drejtën ligjore, vendosjen para ligjit të shkelësve të tij. Vë në dijeni Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, që të ndërmarrë të gjithë veprimet për të hedhur dritë, për të hetuar dhe vendosur drejtësinë", thuhet në letrën e Ademit.
Në kushtet kur jemi në prag te sezonit turistik, Ademi thotë se Velipoja ka marrë një goditje të rëndë dhe sipas saj kjo është e qëllimshme.
"U jam drejtuar ju drejtuesve të lartë të IKMT, Ministrit të Turizmit, Ministrit të Brendshëm në respekt të ligjit, duke kërkuar zbatimin e tij, por akoma mbetemi pa përgjigje deri tani. Velipoja ka marrë një goditje të rëndë këtë prag sezoni. Kjo është e qëllimshme dhe me ngjyrim edhe politike, sepse skena të tilla nuk i kemi parë askund në vijën bregdetare në prag të sezonit", thotë Ademi.
Letra e Voltana Ademit
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
53%
-
Jo
41.9%
-
Nuk e di
5.1%
Vota total: 1926
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vila qeveritare në Velipojë do rikonceptohet si strukturë elitare hoteliere, hapet konkursi
15 Janar, 13:23
-
Një familje zaptoi rrugën në fshatin Romanat të Durrësit, IKMT liron hapësirën! 2 familjarët kundërshtojnë, shoqërohen në polici
6 Janar, 16:44
-
Qeveria i jep Bashkim Ulajt koncesionin 44,6 milionë euro për Milot - Thumanë! Biznesmeni pranë Berishës merr dhe statusin special për hotelin me 5 yje në Velipojë
31 Dhjetor 2024, 00:04
-
Vendimet/ Qeveria shkarkon Dallëndyshe Bicin nga IKMT 6 muaj pas emërimit, rikthehet Ajet Zyberi! Ish-deputeti Xhindi largohet nga 'Illyrian Guard'
20 Dhjetor 2024, 12:26
-
Tiranë/ Projekti i Unazës së Madhe, shembet me shpërthim të kontrolluar Ura e vjetër e Babrroit (VIDEO)
13 Dhjetor 2024, 14:48
-
Drafti i PS-së/ Falen gjobat e 'Covid-19' dhe të ndërtimeve pa leje në zonat rurale të vendosura nga 1 janari 2015 - 30 nëntor 2024
5 Dhjetor 2024, 15:10
-
PS propozon falje gjobash për ndërtimet pa leje në zonat rurale, Opozita bllokon foltoren, tensione në kuvend! Bardhi: Gënjeni! Manja: Kemi votat, e kalojmë këtë muaj
5 Dhjetor 2024, 10:56
-
Nafta derdhet lumë në Kuçovë, por institucionet bëjnë një sy qorr
3 Dhjetor 2024, 22:57
-
Lungomare 3, shemben 30 lokale e restorante pergjatë vijës bregdetare Vlorë-Radhimë
13 Nëntor 2024, 16:50
-
Njëri akuzohet se shiste drogë dhe tjetri se lejoi ndërtimet pa leje, AMP pezullon 2 oficerë policie në Fier dhe Berat
2 Tetor 2024, 08:51
-
Nis reahabilitimi i hyrjes së Shkodrës! Shemben 21 shtëpi e lokale si dhe 50 baraka të romëve
16 Shtator 2024, 12:23
-
3 të mbytur gjatë ditës së sotme në Durrës dhe Velipojë
7 Shtator 2024, 21:21
po si eshte e drejta ligjit duke mbeshtetur ndertimet pa leje moj kryetare qe ke mbete si dordolec ne ate pozicion.
PërgjigjuMe palaco grua se kjo voltana ademi,,nuk ke ku gjen,,,,biles dhe kjo duhet ndjekur penalisht sepse nuk ka penguar ndertimin e kioskave dhe lokaleve mbi rere qe eshte totalisht e denueshme nga kodi penal,,,do te dali ne cdo rast kunder qeverise,,,,qeveria ta filloje aksionin ne velipoje per prishjen e c'do gjeje qe ka prekur sadopak brezin e reres,,dhe te vazhdoje me radhe ne shrngjin,durres,golem,qerret,spille,divjake,,vlore,sarande....asnje meshire ,,IKMT TE SHKOJE TEK PRESIDENTI PER DEKORATEN ME TE LARTE PASI TE KETE RREZUAR 200.000 OBJEKTE NE PLAZHET TONA,,PO RREZOI 150.000 MERITON VETEM FLETE LAVDERIMI....
PërgjigjuZ.Ademi para se te dergosh letra idiote pyeti amerikanet sa ndertesa pa leje apo toka te zena ka ne U.S.A.?
PërgjigjuPo moj se ske grabitur gjith velipojen me ndertime.pa leje
Përgjigju