Rindërtimi në Zall-Herr, Meta: Banorët po largohen me dhunë nga pronat e tyre! Bashkia: Po nxit militantët e LSI për konflik

Rindërtimi në Zall-Herr, Meta: Banorët po largohen me dhunë nga pronat e tyre! Bashkia: Po nxit militantët e LSI për konflik

Ilir Meta ka akuzuar Bashkinë Tiranë se në mënyrë të dhunshme dhe pa transparencë po shemb objektit mbi pronat e qytetareve me pretendimin e ndërtimit të zonave në zhvillim. Sipas Metës banorët e këtyre pronave nuk kanë njoftuar nga autoritet dhe i bën thirrje Bashkisë Tiranë, të tërhiqen nga çdo përpjekje dhe procedurë antikushtetuese dhe të garantojnë një zgjidhje të drejtë dhe objektive për qytetarët. Po për Bashkinë Tiranë këto akuza janë thjeshtë minim i procesit të rindërtimit ndërsa akuzon Metën se me urdhër të tij nxjerr militantë të LSI të hiqen si banorë të Zall Herrit dhe të kundërshtojnë procesin e rindërtimit.

 "I keqardhur nga çfarë po ndodh në Zall Herr dhe në zonën e "Kombinatit" në Tiranë, ku sipas të dhënave të bëra publike, Qeveria dhe Bashkia Tiranë, dhunshëm, në mënyrë jo transparente dhe përmes një procesi, që duket i parregullt, kanë nisur të ndërhyjnë me shembje dhe shkatërrim mbi pronat e qytetarëve me pretendimin e ndërtimit të zonave të reja zhvillimi. Pronarët dhe mbajtësit e të drejtave reale pronësore kanë bërë të ditur se nuk janë njoftuar nga autoritetet se çfarë fati i pret pasuritë e tyre dhe se si ata do të trajtohen nga shteti. Mjafton vetëm ky fakt për të provuar se ka shkelje të ligjit për konsultimin publik, ndërkohë që ndërhyrja me forcë mbi jetën dhe të ardhmen e shumë familjeve ka krijuar një situatë të pasigurt ligjore dhe një tension social të panevojshëm. U bëj thirrje Qeverisë dhe Bashkisë Tiranë, të tërhiqen menjëherë nga çdo përpjekje dhe procedurë antikushtetuese dhe të garantojnë një zgjidhje të drejtë dhe objektive, për garantimin e pronës private të çdo qytetari, siç Kushtetuta e parashikon në nenin 41 të saj, si dhe respektimin e të gjithë të drejtave të tjera të mbrojtura nga Kushtetuta dhe Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut.Çdo qytetar, mbajtës i një të drejte pronësie apo i cili ka krijuar një pritshmëri legjitime meriton të trajtohet me dinjitet dhe shteti ka për detyrë t'i mbrojë dhe të respektojë të drejtat e tij. Të gjitha veprimet dhe aktet e administratës qendrore apo vendore duhet të udhëhiqen vetëm nga ligjshmëria dhe transparenca. Ligji është i barabartë për të gjithë", shkruan Meta.

Sipas Bashkisë Presidenti i Republikës vijon të nxisë, sipas një plani të përcaktuar, shërbëtorë të partisë së tij, për të penguar dhe prishur procesin e rindërtimit, duke vonuar me dashje, futjen e banorëve të zonës në shtëpitë e reja.

"Bashkia e Tiranës vëren me keqardhje se Presidenti i Republikës vijon të nxisë, sipas një plani të përcaktuar, shërbëtorë të partisë së tij, për të penguar dhe prishur procesin e rindërtimit në Zall-Herr, duke vonuar me dashje, edhe më tej, futjen në shtëpitë e reja të banorëve të zonës, të cilët po presin me padurim të marrin banesat e tyre.Aktet e fundit të Presidentit të Republikës minojnë qëllimisht një proces për të cilin, si Qeveria, edhe Bashkia e Tiranës, po e çojnë përpara me sukses, për të strehuar secilën nga familjet e prekura nga tërmeti tragjik i nëntorit 2019.Yshtja e militantëve të LSI-së, që hiqen gjoja si banorë të zonës, për t’i siguruar Presidentit postimin dhe lajmet e radhës në portale, është e turpshme, kriminale dhe duhet të ndiqet nga organet hetimore. Familjet e Zall Herrit, të prekura nga tërmeti, do të marrin në pronësi shtëpitë e reja, në një lagje të ndërtuar posaçërisht për ta, me infrastrukturë dhe shërbime model, në tokë që është në pronësi të Bashkisë së Tiranës, njësoj si banorët e Ndroqit apo Vaqarrit.

Një President, i cili i ka pajisur vilat e tij me nga 9 banjo për macen, por s’ka marrë mundimin të ndërtojë qoftë edhe një shtëpi për një familje nga Zall-Herri, nuk ka asnjë të drejtë të bllokojë dhe pengojë punën për rindërtimin e shtëpive të familjeve të prekura nga tërmeti. Shqiptarët e dhanë mesazhin e tyre për këtë President në 25 prill, ndaj s’është nevoja dhe nuk do të lejohet që ky të hakmerret ndaj tyre duke u penguar ndërtimin e shtëpive", shkruan Bashkia Tiranë.

I.K/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • floriri: 26/05/2021 18:09

    Prit dhe pak dite se NON GRATA e ke gati...

    Përgjigju
  • O Like: 26/05/2021 17:35

    Na fike rrofte Mona!

    Përgjigju
  • Like: 26/05/2021 16:41

    Akoma nuk te kane futur ne biruce o like injoranti e kokemadhi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Arrestohet në Gjermani boksieri Florian Marku

Arrestohet në Gjermani boksieri Florian Marku