Shembull të mirë në politikë
Haradinaj i kërkon falje gazetarëve

Shembull të mirë në politikë<br />Haradinaj i kërkon falje gazetarëve
Kryeministri i Kosovë, Ramush Haradinaj duket se është tërhequr nga deklarata e dhënë disa ditë më parë, ku i tha një gazetareje se gazetarët janë të pashkolluar.

Ditën e sotme, në një takim të organizuar me gazetarët, Haradinaj ka kërkua falje për fjalët e tij, ndërsa tregoi se ishte në stres të madh.

“Një gjest i vogël nga ana ime. Falënderim për punën që bëni dhe kërkim falje për fjalorin më herët. Ai qe kërkon falje është i mirë. Nuk përtoj ta bëjë. Jam në stres të madh. Gjendja në qeverisje nuk është e mirë. Është e vështirësuar gjendja në klinika shumë. Kjo  të jep stres. Të hysh në dimër me kolaps energjetik do të rezultonte me kolaps për vendin.  Duke analizuar gjendjen qe kemi në këtë sektor, atëherë nuk është lehtë. U kam thënë stafit qe nuk është detyra jonë qe ta gjejmë vetëm sa keq kanë punuar ata para ne. Pra, do të ishte ballafaqim me të vërtetën”, ka thënë Haradinaj.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre