Ish-drejtori i policisë së Dibres akuzoi Policine e Shtetit, se procesi civil i hapur prej tij, po zvarritet qëllimisht. Në seancën e radhës, e cila këtë të enjte mbush një vit, ish-drejtori i policisë, Shemsi Prençi u shpreh, se policia nuk ka asnjë provë se si ta justifikojë shkarkimin e tij e për këtë po behet shkak për shyrjet e njëpasnjeshme të gjyqit.
“Unë dhashë dorëheqjen nga detyra në prill të 2012, pasi denoncova mafian e kromit në Bulqizë, por në mënyrë paradoksale, krerët e policisë më larguan nga policia me një urdhër që nuk mbështetet në asnjë dokument”, tha ish-drejtori.
Për këtë, sipas ish-drejtorit, “Policia e Shtetit ka depozituar në gjykaten civile një dokument që i perket vitit 1997, kohë në të cilën sërisht zoti Prençi është vetdorëhequr nga policia, duke e argumentuar, se është ky pikerisht shkaku për të cilin ai është përjashtuar në 2012.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (26.04.2013)
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com