Pas Bahri Shaqirit, një tjetër këshilltar i presidentit Ilir Meta, Shemsi Premçi jep dorëheqjen. Burime konfirmojnë për Report Tv se Premçi ka dhënë dorëheqjen nga Këshilltar për Çështjet e Emergjencave Civile në presidencë, për të kandiduar për deputet në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit nën siglën e LSI në zonën e Durrës.
Lajmin për dorëheqjen e ka bërë me dije presidenti Ilir Meta me anë të një postimi në rrjete sociale, i cili shkruan se e ka dhënë dorëheqjen për shkak të angazhimeve të tij të reja në të ardhmen.
Kujtojmë se më parë nga presidenca është larguar edhe Bahri Shaqiri, i cili kryente detyrën e Këshilltarit për Sigurinë në Presidencë. Edhe Shaqiri është një ndër emrat e piketuar nga LSI për kandidat për deputet në Durrës.
"Këshilltari për Çështjet e Emergjencave Civile, Shemsi Prençi, pasi më informoi si çdo ditë, për situatën e përmbytjeve në mbarë vendin dhe gjendjen e banorëve në zonat e bllokuara nga dëbora, më njoftoi sot dorëheqjen e tij nga kjo detyrë, për shkak të angazhimeve të tij të reja në të ardhmen. E falenderova për këshillat e vlefshme, përkushtimin, korrektësinë, profesionalizimin dhe ndjenjat atdhetare të dëshmuara prej tij gjatë bashkëpunimit tonë të frytshëm për gati dy vite. Duke e pranuar dorëheqjen e z.Prençi, i urova suksese për të ardhmen", shkruan Meta.
Shemsi Prençi ka mbajtur edhe postin e kreut të emergjencave civile. Ai u shkarkua nga ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, për t'u zëvendësuar nga Haki Çako. Kryemadhi ka marrë vendimin për të dalë e vetme në zgjedhje, ndërsa ka filluar me prezantimin e formacionit politik për qytetin e Tiranës, duke e prezantuar gjatë takimeve të fundit me qytetarët.
Shemsi Prençi ka dhënë dorëheqjen si Këshilltar i Presidentit për Emergjencat Civile pasi do kandidojë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit nën siglën e LSI në zonën e Durrësit.
"Në shoqeritë e hapura demokratike, çdo veprim apo lëvizje në poste shtetërore pa dashje kthehet në lajm e ku lajmin e interpretojnë në forma të ndryshme njerëz të ndryshem, pa llogaritur pastaj “kazan” e llafazan fanatik pro qeverisë që tërbohen për të gjithë ata që janë kundër.
Për miqtë e mi të dashur dua të ndaj sinqerisht arsyet e dorëheqjes. Bazuar në propozimet dhe ofertat e Opozites Bashkuar edhe pse kam patur propozime për kandidim në zgjedhjet e dates 25 Prillit 2021, nga disa Degë të Partisë Demokratike si në Dibër, Bulqizë, Kamëz, Sukth etj, si dhe nga Partia Lëvizja Socialiste për Integrim, kam pranuar dhe vendosur kandidimin tim si kandidat për deputet i Lëvizjes Socialiste për Integrim në qarkun Durrës.
Pra ju informoj se kam paraqitur kërkesën për dorëheqje pranë Presidentit të Republikës në zbatim të ligjit për zgjedhjet në Republikën e Shqipërisë sepse gjithmonë kam qenë nëpunës korrekt me zbatimin e ligjit.
Së shpejti me mbylljen e procedurave të rregjistrimit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve do ju informoj për “targen” dhe numrin ose emrin si te vendoset në KQZ dhe do të kërkoj ndihmen Tuaj për mbështetje në qarkun e Durrësit. Garantoj miqtë dhe votuesit se do të kërkoj vota popullore të ndershme tek të gjithë ata që nuk janë ndjerë të perfaqësuar nga deputet të emëruar nga Partitë në 30 vite.
Do të kërkoj vota të ndershme tek të gjithë komunitetet që banojnë në qakun Durrës majtas e djathtas për një përmbysje të madhe me 25 Prill të pushtetit të Rilindjes dhe oligarkëve që për 8 vite grabiten Shqipërinë ashtu si dhe ndodhi në Kosovë.Do kërkoj votat e Dibranëve në gjithë qarkun e Durrësit e që nuk janë pak por plot 47.000 vota me bindjen se: I kam bërë krenar kudo që kam punuar si njeri që ka zbatuar me fanatizem vetëm ligjin dhe për ligjin kam qenë i vetmi Oficer i Lartë i Policisë Shtetit që kam kundershtuar Ministra dhe Kryeministra majtas e djathtas. Shpresoj në mbështetjen Tuaj miq e bashkëqytetar të nderuar", shkruan ai.
Premci ka thene te verteta qe godasin politiken e 30 viteve.. Njeri idealist qe me siglen e lsi mbyll ciklin me partite.. Fatkeqesisht te tille njerez nuk mundet te qendrojne ne kete sistem antivlerash
PërgjigjuMe kujtohen vargjet e kenges " Ljo eshte Dibra maja maja". Maja me ket Prencin apo me Dumanet?
PërgjigjuLSI Parti spiunesh.., me Bahri Shaqirin , Shemsi Premcin & CO. Hajde dru me pre,
PërgjigjuShemsiu qe i fali djalin Rames qe kaloi nga pd tek ps dhe tani lsi??? Shkurt muhabeti dibran pa din e iman. Vemje e peshtire pa shtylle kurrizore.
PërgjigjuE K Z A K T,komenti yt Polic.
Polic, ke thene shume pak. Eshte nje karrierist i semure, fodull, harbut, amoral, pa forme e permbajtje, i lig por edhe servil i neveritshem. Me nje fjale, nje ndyresire!
Rob shum i mire zgjidhje e duhur e LSIse.
Përgjigjuqenke rende.vizitohu tek ndonje i mire se dukesh pa shpresa per tu sheruar nga trute......dmth nqs i ke ndonje here o loku
Shemso po presidenca qenka kthyer seksion i leshelise, qe prej aty promovohen deputetet per lesheline. Ka mbajtur thate o Shemso, leshilikes e ka marre rrugen e mutit dhe me shpejtesi po shkon drejt skrapit
PërgjigjuNe shtepine e pleqve ne shkoder e zgjodhen kete?