TIRANE - Kryeministri Berisha ka sjellë në vëmendje dramën “Shën Mëria e Beratit” me skenar të deputetit socialist Namik Dokle, e cila ngjalli pakënaqësi në radhët e komunitetit ortodoks.
Nga salla e Kuvendit ku u zhvillua seanca e sotme plenare, shefi i mazhorancës tha se nuk donte të politizonte debatet që përfshinë këtë vepër në janar të këtij viti, por u shpreh se ajo nuk mund të shkruhej.
Berisha: “Namik se ka një problem ajo vepër. Ajo ishte një atavizëm e të shkuarës. Propagandë antifetare e Enver Hoxhës.Unë nuk doja të politizoja debatin, por ajo nuk mund të shkruhej. Ata të cilët protestuan përjetuan kalvarin me të egër se çdo klerik në Europë. Ishte frymëzim i propagandës ateiste. Pse e quan veten illuminist, ti je rilindas”
Reagimi ka ardhur në sallë nga vetë skenaristi i kësaj vepre, i cili duke ironizuar tha se drama më e madhe është se Parlamenti ka Kryeministër Berishën.
Dokle: Kulmi i mediokritettit është të flasësh për diçka që nuk e ke parë dhe nuk e ke lexuar. Problemi i këtij Parlamenti nuk është një dramë. Drama më e madhe është se ka kryeministër Berishën, ka varfëri dhe korrupsion”
Ndërkohë këtyre replikave i bashkohet edhe kryeparlamentarja Topalli e cila kundërshton Doklen duke bërë “avokaten mbrojtëse” të kryeministrit e duke thënë se ai e ka lexuar veprën.
Topalli: Kush të tha mar burrë se se ka lexu?
Ndërkaq, Namik Dokle iu drejtua dhe Topallit duke i thënë se kishte shkruar vjersha dhe për të
Topalli ia kthen: T'i ke shkruar disa marr burr. Namik 1 prill është dita e Rilindjes, e gëzofshi.
Dokle: Po bën ligje e po mashtron/zhytur thellë në korrupsion/ dhe tashmë gjithkush e di/ bën hajni kjo qeveri.
Redaksia Online
(s.g/Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Debatet për veprën e Namik Dokles
Dokles: Vepra jote propagandë e Enverit">