Shën Sofia kthehet në xhami, Janullatos: Fyerje që i bëhet si Krishterimit ashtu dhe Islamit

Shën Sofia kthehet në xhami, Janullatos: Fyerje që i bëhet si Krishterimit ashtu dhe Islamit

Kryepeshkopi Anastas Janullatos ka reaguar duke dënuar vendimin e Turqisë për ta kthyer kishën e Shën Sofisë në xhami. Ai e cilëson fyerje që i bëhet si Krishterimit ashtu dhe Islamit.

"Vendimi i pakthyeshëm i Turqisë rreth Shën Sofisë nuk është vetëm një lloj “xhihadi” (luftë e shenjtë) kulturor, veçanërisht sot kur çdo lloj xhihadisti dënohet ndërkombëtarisht nga të gjithë, por është një fyerje si ndaj Krishterimit ashtu dhe ndaj Islamit.

Bënë xhami kishën e mrekullueshme të Krishterimit të pandarë dhe po përpiqen të mbulojnë fytyrën e saj shumë të bukur dhe të zhvlerësojnë ikonat e mrekullueshme të saj, sytë e saj shprehës.

Për më tepër, po përurojnë edhe një lloj xhamie krejt të pazakontë për Islamin klasik, me ikona të krishtera të mbuluara, të cilat brenda “heshtjes elokuente” të tyre, nuk reshtin së dëshmuari të vërtetën e krishterë. Nuk e di nëse ka ndonjë vend islamik lutjeje të ngjashëm në botë.

Intrasigjenca e autoriteteve turke nënvizon atë që theksojmë gjatë dhjetëvjeçarëve të fundit: Dhuna në emër të fesë dhunon shenjtërinë e vetë fesë. Dhe askush, sado i fuqishëm dhe i madh të mendojë se është, nuk ka të drejtë ta përbuzë këtë të vërtetë mbarënjerëzore" shkruan Janullatos.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tiro: 18/07/2020 21:01

    Sa hidrocentrale ke Janullatos??!!!

    Përgjigju
  • Turi: 18/07/2020 20:59

    Janullatos ik ne shtepine tende. Pse nuk flet per gjith ato kulte dhe ndertesa historike qe ISI qe ju ndertuat, shkaterruan ne Siri e Irak

    Përgjigju
  • Dik: 18/07/2020 15:46

    Na lejoni që paktën të vizitojmë xhamitë dhe varret e të parëve në Çamëri. Pastaj flisni për Krishtërimin.

    Përgjigju
    • Tope Papagalos: 18/07/2020 16:33

      Tamam. Janullatos ka folur ndonjehere per genocidin qe bene eterit e tij ndaj çameve? Meqe perfaqeson 1 kishe autoqefale shqiptare, te merret me krizen e çameve e ta leje stambollin ne punet e tyre

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Veliaj jep lajmin e mirë për nxënësit e Tiranës: Bursa për vitin shkollor 2024-2025 dhe ushqim falas në shkollat publike

Veliaj jep lajmin e mirë për nxënësit e Tiranës: Bursa për vitin shkollor 2024-2025 dhe ushqim falas në shkollat publike