Si rrallë herë, kryeqyteti është mbuluar ditën e sotme nga bora.

Edhe kryeministri Edi Rama ka ndarë një video të Tiranës, në këtë ditë të Shën Valentin

Videot e filmuara me dron, zbulojnë një pamje mahnitëse të qytetit.

‘SHEN VALENTIN i rrallë fare ky sot në Tiranë...’- shkruan kreu i qeverisë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:01
'Të dua' Veliaj publikon videon e këtij Shën Valentini unik për shqiptarët

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka publikuar një video nga Tik Tok, ku qytetarët shfaqen duke luajtur me dëborën gjatë orëve të mesnatës. Edhe pse në pandemi, ky Shën Valentin duket kaq i bukur sa qytetarët kanë vendosur t'i shprehin emocionet e tyre duke shkruan të borë 'Të Dua'.