Si festohet Shën Valentini në Tiranë, nga dhuratat te udhëtimet! Historia e çiftit Xhagjika, 40 vite të martuar: Gjithçka nisi te Pallati i Kulturës

Kushilda dhe Llugan Xhagjika, prej 40 vitesh të martuar, u njohën pikërisht tek pallati i kulturës, aty dhe ku i takuam në ditën e të dashuruarve, duke bërë shëtitje.

“Te pallati i Kulturës kemi qenë në një shfaqje. Kur dolëm nga ajo shfaqje u pamë. Më vështronte për disa kohë, u takuam disa herë. Pastaj kështu vazhdoi historia jonë’, tregoi Kushilda.

Në fillimet e lidhjes kanë pasur sfida, por falë dashurisë dhe respektit, i kanë kaluar ashtu sic kanë dëshiruar.

“Kam pasur mamanë sëmurë dhe zonja ime i shërbente si fëmijë”, tha Llugani.

“Kemi thyer një tabu sepse unë isha muslimane dhe bashkëshorti ortodoks”, tha zonja.

Për këtë Shën Valentin, prindërit e dy fëmijëve të arrirë në jetë, do darkojnë në restorant, surprizë kjo nga Llugani.

“Ne jemi shumë aktivë. Lëvizim vazhdimisht nëpër botë. Lëvizim nëpër taverna”, tregoi zotëria.

Përveç darkave romantike, dhuratë karakteristike për festën e të dashuruarve mbeten lulet. Sidomos djemtë nuk janë kursyer të dhurojnë kompozime me çmime të majme.

“Buqetat fillojnë nga 10 mijë e lartë. Buqeta me çmimin më të lartë ka pasur një mijë trëndafila”, tha shitësja e luleve, Stela Kordalli.

Por me vitet, trendi ka ndryshuar. Në masë po preferohen edhe bizhuteritë e floririt, setet për kujdesin personal apo parfumet.

“Djemtë janë ato që kanë blerë më shumë, por dhe vajzat nuk mbeten mbrapa. Nëse nuk është bërë propozimi, kërkohet unaza e propozimit. Por edhe varset janë dhe byrzylyqet. Ka larmirshmëri shifrash. Nga më të voglat që janë fine nisin nga 100 euro, deri tek produktet që janë me monedhë apo gjerdan që kapin shifrat 2 mijë apo 3 mijë euro”, tha argjendarja, Iva Kuka

Edhe për Shën Valentin, udhëtimet kanë qenë të kërkuara. Kërkesat kanë qenë të fokusuara kryesisht në destinacione të afërta, perfekte për një shkëputje fundjave, por dominon kërkesa për qytetin e dashurisë, Parisin, Barcelonën dhe Romën.

“Edhe pjesa e Spanjës ka pasur bumin e vet. Pa harruar Italinë. Çmimet vijojnë nga 299 euro për person. Parisi fillon nga 399 euro për person. Përfshin fluturimin, akomodimin, mëngjesin, transportin”, tha operatorja turistike, Romina Nura.

Që kjo festë të ishte sa më e gëzueshme për të gjithë, Tirana ishte zbukuruar me të kuqe dhe muzika shoqëroi të gjithë kalimtarët në Sheshi. Skëndërbe. Vëmendje mori  edhe nga një balon gjigande në formë zemre.

B.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Rrespekt-Profesor: 14/02/2024 16:59

    Profesor i nderum sapo e lexova emnin e njofta Llukan Xhagjika me ka dhan mesim te keni jeten e gjat me bashkshorten e zoti ju rujt.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj