TIRANË – Shëndeti mendor dhe marrëdhënia pacient –mjek është kyçi i reformës në Shqipëri, sipas drejtoreshës së OBSH, Suzana Jakab, e cila gjatë fjalës së saj vuri theksin se, shëndeti mendor  po shndërrohet në një kërcënim për rajonin.
Znj. Jakab bëri thirrje që të investohet më shumë në marrëdhënien pacient-mjek.
“Mund të bëjmë më shumë, paraja nuk e blen shëndetin, por politika duhet të krijojë sisteme të ndershme.

Ndërkaq kryeministri Sali Berisha paralajmëron për të disatën herë reformë të thellë në sistemin e shëndetësisë. Berisha pranon se shqipëria nuk është një vend i zhvilluar në këtë drejtim por thekson se vendi po ecën më hapa të shpejtë drejt zhvillimit.

"Ajo ç’ka është treguese është se ne grupohemi me vendet e zhvilluara", tha kryeministri. Kreu i qeverisë u ndal tek shifrat e vdekshmërisë në vend.
"Kemi vdekshmërinë foshnjore ndër më të ultat në botë. Studimet e mortalitetit global faktojnë se Shqipëria ka një mortalitet më të ulët nga të gjitha vendet ish komuniste", tha Berisha.


(mk/aq/shqiptarja.com)