TIRANE – Shëndetësia, është ky sekrori i vënë sot në qendër të Partisë Socialiste në nismën e saj “100 arsye për të larguar Berishën”.

Partia Socialiste, përmes deputetes Klodiana Spahiu, paraqiti premtimet e pambajtura të kryeministrit Berisha në shëndetësi.

“Premtoi se do të rriste buxhetin për shëndetësinë me 60 % por nuk e bëri. Premtoi që do hiqte TVSH-në për shëndetësinë, nuk e bëri”, tha ajo.

Spahiu theksoi se në kundërshti me premtimet e tij, Berisha rriti çmimet për shërbimet shëndetësore.

“Sistemi farmaceutik është drejt shkatërrimit total, farmaci të hapura pa kriter…farmacitë janë bërë si koshere bletësh që justifikojnë mungesën e ilaceve në spitale. 60 % e shpenzimeve përballohen nga xhepat e shqiptarëve, vetëm 7 % nga sigurimet”, vijoi deputetja socialiste.

Në përfundim të deklaratës për mediat, Klodiana Spahiu premtoi se PS në pushtet “do të hapë kantierin e shëndetësiësë…spitalet publike do të jenë vendet ku njerëzit mjekohen..Ne do të ofrojmë një shërbim shëndetësor universal, reformë radikale falë së cilës asnjë qytetar të mos mbetet i përjashtuar”.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)