Debate te ‘Shëndetësia’, PD: Pse mungojnë barnat? Abuzim me check up! Manastirliu: Dizinformon! Dua prova

Prezantimi i buxhetit të vitit 2023 i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, shkaktoi debate të forta mes ministres dhe opozitës. Deputetja Albana Vokshi i kërkoi ministres Ogerta Manastirliu shpjegime për mungesën e barnaveër fëmijët me leuçemi dhe pacientët me sklerozë multiple. Llogari, Vokshi kërkoi edhe për check-up-in, por Manastirliu i kërkoi prova.

Buxheti i shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale për vitin 2023 parashikohet në vlerën 95,1 miliard lekë. Zërat kryesorë të investimeve përfshijnë rehabilitimin e spitaleve, mbështetjen e kategorive të veçanta, autonominë spitalore, zgjerim të listës së ilaçeve të rimbursuara si dhe rritjen e pagave për bluzat e bardha.

Manastirliu: Duhet të kesh vullnet të studimeve. Jo vetëm të shikosh raportet e KLSH. I kam lexuar më mirë se sa ti. Ekspertët shihen nga ekspert përkatës. Tërhiq komentet për hajdutëri. Më gjej një abuzim. Asnjë analizë e pa kryer nuk është paguar. Duhet të sqarohet kjo zonjë. Të informohet publiku sepse dizinformon publikun. Ju u shpërqendruat duke shkuar tek interesat personale. Me interesat që keni pasur dhe i  keni me shëndetësinë.

Vokshi: Dua të di sa analiza të pakryera që janë paguar. Dua përgjigje këtu. Të lutem. Sot dua përgjigjet. Është abuzuar me buxhetin. Me check-up. Më hapni mikrofonin. Nuk më është përgjigjur. Sa milion euro. Abuzohet me koncesionet. A jemi për të drejtat e fëmijëve, grave. Refuzon me shkrim, refuzon këtu. E kam konkrete pyetjen. Nuk hapet mikrofoni. Sa analiza të pa kryera janë paguar deri më sot. Sa ka qenë abuzimi, pse nuk merret parasysh raporti i KLSH për rishikim të kontratës. Ke abuzim me analizat të pa kryera, abuzim mbi tatimin e vlerës së shtuar për pajisjet shëndetësore. E kam bërë me dhjetëra herë kërkesë. Vidhet. Ndaj nuk ka para për program të ri, nuk ka para për fëmijët me leucemi dhe tumor. Check-up është më abuziv. E mbylle sepse nuk doje të harxhoje. Nuk e përdore dhe në kohën e pandemisë. Ndaj numri i humbjes së jetës është dyfishi.

Manastirliu: Më gjej një abuzim. Asnjë analizë e pa kryer nuk është paguar. Duhet të sqarohet kjo zonjë. Të informohet publiku sepse dizinformon publikun.  Ju u shpërqendruat duke shkuar tek interesat personale. Me interesat që keni pasur dhe i  keni me shëndetësinë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:39
Vokshi tek Shëndetësia: Jam kundër buxhetit 2023, s’ka asnjë program të ri! Pse prindërit sjellin ilaçe kontrabandë?

 

Albana Vokshi është shprehur se është kundër buxhetit 2023 për shëndetësinë duke thënë se nuk ka asnjë program të ri. Duke thënë se i referohet raportit të KLSH, Vokshi u shpreh se nuk është respektuar tavani i rimbursimit duke shtuar se ka pasur keqmenaxhim të fondeve të Covid. Vokshi ngriti pikëpyetje dhe për barnat që u ofrohen fëmijëve me leucemi.

“Unë jam kundër këtij buxheti. Nuk ka asnjë program të ri. Shëndetësia nuk është prioritet. Do e votoj kundër normalisht. A mësuat ndonjë gjë nga pandemia? A i lexoni raportet e KLSH, nuk po them denoncimet e opozitës.  E keni lexuar raportin e 2022 nga KLSH. E kam gjetur në një ose dy portale. Nuk është plotësuar asnjë rekomandim i KLSH, ndër vite shkruhej. Po i referohem KLSH. Vendimmarrja  e komisionit teknik, është konstatuar se gjatë 2021 për barnat e rimbursueshme është konstatuar me shkeljeje thotë raporti i fundit.

567 milion lekë barna të rimbursuara. A na prek ne kjo? Në çdo procedurë është gjetur shkelje. Pika numër 5 e raportit të KLSH. Nuk është respektuar tavani i rimbursimit. Është bërë keq menaxhimi i fondeve të COVID. Keni me radhë edhe shkeljet e kryera. Është kaluar fondi për buxhetin e sterilizimit. Janë ndaluar edhe ndërhyrjet. Janë lejuar vetëm urgjente 21794 raste ku është ndërhyrë me kirurgji. Janë mbi 4 mijë raste. Si është e mundur që nuk keni marrë rekomandimet e KLSH? Si është e mundur që vijon një koncesion që po thith të gjithë fondin e shëndetësisë, ndërkohë që është në SPAK. Kam kërkuar informacione për barnat që janë në dispozicion për fëmijët me leuçemi.

Është bërë një investigim. Pse fëmijëve ju mungojnë barnat? Si është e mundur që nuk kujdeseni për fëmijët që janë në nevojë? Pse nuk siguroni barna për fëmijët me leuçemi dhe tumore? Pse i detyroni prindërit që të sjellin barna kontrabandë? Pse keni hequr përsëri invitro? Pse nuk siguroni ilaçe për pacientët me sklerozë multiple. Nga mos sigurimi i barnave ata kanë përfunduar në karrocë. Pse nuk ju sigurohen të 4 llojet e kurave. Dua të më jepni përgjigje për të gjitha pytjet që jua kam sjell me shkrim. Sa është numri i analizave të pa kryera që janë paguar? Sa është fondi për check-up dhe sa vizita janë kryer? Kemi një vjedhje të parave të shëndetit të qytetarëve”, tha Vokshi.

Ora 11:08
Buxheti 2023, Manastirliu: Në korrik do të rriten sërish pagat për punonjësit e shëndetësisë! Do zgjerohet lista e barnave falas

 

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, në seancën dëgjimore në Komisionin për Punë, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, tha se ka rritje të buxhetit në vitin 2023 për të dy sektorët, shëndetësi dhe mbrojtje sociale. Buxheti i shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale për vitin 2023 parashikohet në vlerën 95,1 miliard lekë dhe zë rreth 14 % të totalit të shpenzimeve publike ose 4.5% të PBB. Ky buxhet është apo përllogaritët si 3,5% më I lartë se buxheti aktual apo 3,2 miliard më shumë. 

Përsa i përket të dy sektorëve të shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale buxheti për shëndetësinë parashikohet në vlerën 64.5 miliard lekë dhe për mbrojtjen sociale dhe për programet e saj 30,6 miliard lekë. Në fjalën e saj Manastirliu tha se buxheti është dy herë më i lartë se ai në vitin 2013.

 Ministrja Manastirliu tha se rritja e buxhetit do të shkojë për zgjerimin e shërbimeve falas dhe politika të reja sociale.

“Përsa i përket rritjes së buxhetit për vitin 2023 do t’i dedikohet rritjes së pagave për punonjësit e shëndetësisë duke filluar nga korriku vitit 2023 do të ketë një rritje sërish me 6% për punonjësit e shëndetësisë. Duke krijuar premisa edhe për politika të reja, rritja e buxhetit për vitin 2023 shkon për zgjerimin e skemës së rimbursimit të barnave falas për qytetarët duke mundësuar më shumë trajtime dhe alternative mjekimi për skemën e rimbursimit. Do të kemi një zgjerim përsa i përket skemës së rimbursimit të barnave falas duke mundësuar rritjen e buxhetit për skemë rimbursimi me 3.6%”, tha Manastirliu.

Buxheti i vitit 2023 do të mbështesë të gjitha kategoritë në nevojë me fokus të veçantë nënat kryefamiljare me mbi tre fëmijë.

“Përsa i përket mbrojtjes sociale do të përfshihet një politikë e re e dalë edhe nga nisma e Këshillimit Kombëtar përsa i përket nënave të papuna me mbi tre fëmijë të cilave do t’i subvencionohen nga shteti kontributet shoqërore dhe shëndetësore për 5 vitet e para të fëmijës me një fond të dedikuar prej 600 milionë lekë në programet e mbrojtjes sociale. Gjithashtu do të vijojë mbështetja përsa i përket mbështetjes së programeve të ndihmës ekonomike, pagesave të paaftësisë dhe Fondit Social për ngritjen e shërbimeve sociale në territor”, tha Manastirliu.

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • REXHEP PALLOSH BULE LEKA [ KEPI ]: 31/10/2022 14:08

    Kjo gruaja me fytyr BURRI të shëmtuar Albana Vokshi mbesa e kriminelit hajdut Salhe Bajgës sa hap gojën vetëm gënjen e kjo mendon se Shqiptarët jan budallenj e nuk e njofin ktë buçe.

    Përgjigju
  • Goni: 31/10/2022 12:45

    O zonja ministre po petrit vasili u thote te koruptu maskarenje dhe ti i jep tenderin 2 miljard lek ju jeni te gjithe maskarenj dhe kusar turp tu vi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!