U kam thënë ilaçet ti merrni me orar - ishte batuta që më zuri veshi tek transmetohej një reality show i ndjekur, e cila shkaktoi humor tek të pranishmit dhe mbase kaloi pa u vënë re nga të tjerët! Tek unë kjo batutë shkaktoi trishtim si fillim dhe më pas indinjate …
Me vesh të rrahur nga e kaluara të shprehjeve : “Nuk i paske pirë ilaçet më duket”, apo “ Shih mos ka ndonjë vend andej nga 5-a”; - mendoj se në ditët e sotme ky pseudo humor i vjetëruar jo vetëm që le shije të keqe por madje është i rrezikshem sidomos kur dëgjohet edhe nga femijë dhe adoleshentë. Nuk është humor, është stigmë…
Problemet e shëndetit mendor nuk janë më larg, vetëm tek të tjerët, tek ai i panjohuri agresiv me sjellje të çuditshme, ato janë pranë, mbase edhe tek ai i njohuri normal që sillet mirë
1 në 4 persona preken nga sëmundje mendore në një moment të jetës! Depresioni, prej disa vitesh i ka kaluar problemet kardiovaskulare dhe është në krye të statistikave të sëmundjeve që shkaktojnë paaftësinë më të madhe në botë. Vetëvrasja është shkaku i katërt kryesor i vdekjes tek moshat 15 deri në 29 vjeç. Përqindjet janë veçanërisht të larta tek vajzat dhe gratë e reja.
Pas shifrave ka histori njerëzish të cilët përveçse përpëliten me sëmundjen, mbajnë në kurriz dhe stigmën! Sipas një artikulli ““Disa pacientë thonë se më mirë të kuroheshin për kancer sesa për një çrregullim mendor”
Si përfundim është koha ti ngremë sytë nga telefoni dhe të shohim rreth e qark, të flasim që këto sëmundje të njihen , të diagnostikohen dhe po mor po të merren dhe ilacet në kohën e duhur për të dëgjuar e parë më pak “tmerre “ orë pa orë..
S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
30 Mars, 00:06
Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?
-
Po
70%
-
Jo
24.9%
-
Nuk e di
5%
Vota total: 357
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kirurgia e gjirit, Edlira Rehovica nga Spitali Hygeia: “Nëse diagnostikoheni në kohë, kanceri i gjirit mund të kurohet”
29 Mars, 20:56
-
Doreada Mio: Kjo është Malvina, doktoresha që ‘nuk’ përbën lajm
24 Mars, 18:15
-
‘Klinika 24’/ Kirurgu Hakan Satiroglu: Metoda të reja trajtimi për problemet e infertilitetit! Misioni im, të ndihmoj njerëzit
22 Mars, 20:33
-
Klinika 24/ Projekti ‘Shkolla për shëndetin’, i mbështetur nga Agjencia Zviceriane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, ja si po ndërgjegjësohen fëmijët nëpër shkolla
16 Mars, 12:56
-
Sonte në 'Klinika 24'/ Sa i rëndësishëm është edukimi i nxënësve për të ndërtuar zakone të shëndetshme! Pse alergjitë janë trefishuar me ardhjen e pranverës
15 Mars, 13:13
-
‘Klinika 24’ në Report Tv/ Muaji Mars, koha për t'u ndërgjegjësuar për kancerin e zorrës së trashë, mjekët: Mos e neglizhoni, shenjat dhe faktorët e sëmundjes
8 Mars, 21:14
-
‘Klinika 24’/ Mjekja Oftalmologe e Hygeia, Haveri: Falë teknologjisë, sot mund të eliminohen përfundimisht syzet me një ndërhyje, pa pasur asnjë shqetësim!
22 Shkurt, 22:01
-
Doktor Ardi Prushi, mjek Obsteter Gjinekolog nga Spitali Hygeia: Vizitat gjinekologjike të kontrollit rutinë tek vajzat dhe gratë mund të parandalojnë shumë komplikacione
15 Shkurt, 21:40
-
‘Klinika 24’ në REPORT TV/ Mjekja Anjeza Kuci: Tregoni kujdes për hundët, veshët dhe bajamet në periudhën virale
25 Janar, 21:49
-
Sekretet për një mendje të shëndetshme: Si të ruani kujtesën dhe të parandaloni sëmundjet neurodegjenerative
12 Janar, 19:52
-
Nata festive e Vitit të Ri 2024-2025, Esencë-Report Tv ! Maratonë me 11 të ftuar dhe rreth 8 orë emision EKSKLUZIVE
31 Dhjetor 2024, 21:14
-
'Klinika 24' në REPORT TV/ Mjekja neurologe: Lojërat logjike përmirësojnë dhe rrisin ndjeshëm kujtesën!
21 Dhjetor 2024, 22:13