Shëndeti mendor: Stigma , koha për të folur

Shëndeti mendor: Stigma , koha për të folur

U kam thënë ilaçet ti merrni me orar - ishte batuta që më zuri veshi tek transmetohej një reality show i ndjekur, e cila shkaktoi humor tek të pranishmit dhe mbase kaloi pa u vënë re nga të tjerët! Tek unë kjo batutë shkaktoi trishtim si fillim dhe më pas indinjate …

Me vesh të rrahur nga e kaluara të shprehjeve : “Nuk i paske pirë ilaçet më duket”, apo “ Shih mos ka ndonjë vend andej nga 5-a”; - mendoj se në ditët e sotme ky pseudo humor i vjetëruar jo vetëm që le shije të keqe por madje është i rrezikshem sidomos kur dëgjohet  edhe nga femijë dhe adoleshentë. Nuk është humor,  është stigmë…

Problemet e shëndetit mendor nuk janë më larg, vetëm tek të tjerët, tek ai i panjohuri agresiv me sjellje të çuditshme, ato janë pranë, mbase edhe tek ai i njohuri normal që sillet mirë

1 në 4 persona preken nga sëmundje mendore në një moment të jetës! Depresioni, prej disa vitesh i ka kaluar problemet kardiovaskulare dhe është në krye të statistikave të sëmundjeve që shkaktojnë paaftësinë më të madhe në botë. Vetëvrasja është shkaku i katërt kryesor i vdekjes tek moshat 15 deri në 29 vjeç. Përqindjet janë veçanërisht të larta tek vajzat dhe gratë e reja.

Pas shifrave ka histori njerëzish të cilët përveçse përpëliten me sëmundjen, mbajnë në kurriz  dhe  stigmën! Sipas një artikulli ““Disa pacientë thonë se më mirë të kuroheshin për kancer sesa për një çrregullim mendor”

Si përfundim është koha ti ngremë sytë nga telefoni dhe të shohim rreth e qark, të flasim  që këto sëmundje të njihen , të diagnostikohen dhe po mor po të merren dhe ilacet në kohën e duhur për të dëgjuar e parë më pak “tmerre “ orë pa orë..

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb