Shengeni Ballkanik, Kurti: 'Ohri' u bë me ngut! Do vendos pas diskutimit me qeverinë

Kosova mungoi në samitin e Ohrit, ndërsa Albin Kurti, fituesi i zgjedhjeve në Kosovë deklaroi në Report Tv se përpara se të marrë një vendim do ta diskutojë me qeverinë dhe grupet e interesit, biznesin. Ai 'thumboi' kryeministrin Rama kur tha se uron që ta ketë bërë një gjë të tillë në Shqipëri. Samitin e Ohrit ai e cilësoi si të ngutshme dhe të pashpjegueshme, ndërsa u shpreh edhe njëherë se marrëdhënia e Kosovës me Serbinë do të jetë bazuar në reciprocitet.

"Së pari besoj që Samiti i Ohrit, apo mbledhja e dytë e kësaj vale të re nuk është dashur që të mbahet. U mbajt takimi i parë, u tha se në Ohër do të vijnë të gjithë, por nuk shkoi Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja patën përfaqësim simbolik. Kur spostohet edhe Samiti i Parisit nuk ka pse të mos spostohet për një datë tjetër edhe i Ohrit. Ishte e gabueshme dhe e pa shpjegueshme ngutia që me doemos tani të mbahet tani kjo mbledhje në Ohër, kur dihet se Kosova nuk do të marrë pjesë.

Cfarë do iniciativa duhet ti bëjë vendin parimit të reciprocitetit që do të zbatojë qeveria e re e Kosovës. Edhe LDK-ja edhe unë, gjithsej 2/3 e shqiptarëve të Kosovës kanë qenë për reciprocitet me Serbinë. Do të mbledh qeverinë për ta diskutuar këtë gjë dhe me shoqatat dhe organizatat, unionet për të parë se cfarë dobie kanë për Kosovën? Duhet ta shohim. Kemi nevojë që ta bëjmë një diskutim të tillë me biznesin dhe shpresoj që Rama ta ketë bërë me biznesin në Shqipëri" tha ai.


Lajmi kryesor:

'Shengeni Ballkanik, i parakohshëm'/ Kurti te '5 Pyetjet': 'Ohri' u bë me ngut! Rama mos nxitohet! Të heqim më parë barrierat mes nesh


  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë