'Veri Jug' në Report Tv sjell një reportazh realizuar në Shëngjergj të Tiranës, një fshat malor me resurse të spikatura në fushën e turizmit malor, historik dhe të turizmit familjar.
Pas një informacioni të kryetarit të fshatit mbi zhvillimin e turizmit për vitin 2024, Veri Jug shkon në mullirin me ujë të Hasan Dishës, një prej 5 mullinjve të blojës që ka pasur dikur i gjithë Shëngjergji.
Gjatë bluarjes së misrit, Hasani thotë se mulliri i familjes së tij, trashëguar në tre breza, mund të jetë një muze - objekt kulture për vizitorë të shumtë nga Shqipëria dhe nga bota.
Pas punës në mullirin e blojës, kamera e Veri Jug e ndjek Hasanin edhe në shtëpinë e tij, një shtëpi e vjetër ndërtuar me gurë qysh në vitin e largët 1938. Blegtoria si e ardhur kryesore për familjen Disha.
Një lopë, 10 dele dhe mbi 40 krerë pula. Por ai thotë se e ndjen veten të vetmuar në rregullimin e shtëpisë që është tronditur nga tërmeti dhe Bashkia nuk ka subvencionuar ende për rimbursimin e saj. Këto dhe të tjera nga jeta në Shëngjergj ndiqini në videon e plotë të emisionit 'Veri Jug' në Report Tv.
B.K/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
8 Janar, 21:20
Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?
-
E drejtë
42.5%
-
Gafë
52.5%
-
Nuk e di
5%
Vota total: 5320
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Veri jug’ në Peqin, qyteti i gjelave të detit, fermeri: Si këta nuk gjen askund në Shqipëri
15 Dhjetor 2024, 15:40
-
‘Veri Jug’ në Gjergjan të Elbasanit, familja Sharra mban ekonominë vetëm me 2 lopë, pa asnjë mbështetje nga shteti
17 Nëntor 2024, 15:30
-
‘Veri Jug’/ Në Kavajë, me njerëzit e punës! Artizani prodhon enë balte në një vegël primitive! Rrëfen si e ka trashëguar zanatin ndër breza
10 Nëntor 2024, 15:30
-
‘Veri Jug’/ Në Reç, mes gështenjave! Rënia e prodhimit dhe sfida e mbajtjes së traditës gjallë! Agronomi: Nga 500 tonë, sot prodhojmë 100 tonë
3 Nëntor 2024, 14:14
-
Emisioni 'Veri Jug' në Katjeli, fshati me frymë vjeshte
27 Tetor 2024, 13:31
-
‘Veri Jug’ në fshatin Gurrë e Vogël, ndërtesat qindravjeçare restaurohen për t'u kthyer në bujtina
20 Tetor 2024, 17:10
-
‘Veri Jug’/ Nxjerrja e rakisë me kazan bakri në Zall Herr, agronomi rrëfen ‘sekretet’ dhe traditën artizanale
13 Tetor 2024, 13:59
-
'Veri Jug' në Beltojë dhe Kosmaç, dy fshatra si oaze paqeje! Fermeri kthehet nga emigrimi dhe investon në tokat e familjes
6 Tetor 2024, 14:44
-
'Veri Jug' në Librazhd te delet e racës ilire' Çifti i fermerëve përpunojnë qumështin në mënyrë artizanale!
29 Shtator 2024, 17:51
-
Reportazhi në Veri-Jug/ Zall-Bastari i njerëzve me besë të artë! Bujku flet për domaten me nam të zonës
22 Shtator 2024, 13:57
-
Veri-Jug reportazh në Baldushk të Tiranës: Vreshtat e rrushit dhe koha e vjeljes
8 Shtator 2024, 22:02
-
Veri-Jug reportazh në Baldushk të Tiranës: Vreshtat e rrushit dhe koha e vjeljes
8 Shtator 2024, 14:56