Veri Jug” ju zbulon fshatin Funar, si pjesë e qarkut të Elbasanit.

4 liqene të rrallë mes kodrinave dhe maleve 1000 metra mbi nivelin e detit, një vend i mbushur me pyje pishash dhe infrastrukturë për zhvillimin e akuaturizmit në të katër stinët e vitit. Personazh i reportazhit, administratori i 9 fshatrave me mbi 3000 banorë. Ndalesë në fshatin Bixëlle në fermën e Behar Kacës, një fermë me mbi 140 krerë dhi autoktone.

Ndiqni reportazhin “Funari, perla e pazbuluar e Elbasanit”. Të dielën, premierë ora 13.30, nën moderimin e reporterit Agim Pipa.