Valët e detit kanë nxjerrë mëngjesin e sotëm në bregun e Kunës në Shëngjin një delfin të ngordhur. Ka qenë banorë të zones të cilët kanë pikasur delfinin e ngordhur, ndërsa kanë njoftuar menjëherë inspektorët e shërbimit pyjor të cilët monitorojnë zonën e Kunës.

Pas verifkimëve të kryera delfini ka rezultuar se është 50 kg dhe 1.5 km i gjatë, ndërsa është bërë e ditur se ai mund të ketë ngordhur një javë më parë dhe është sjellë në brigjet e Shëngjinit ka rrymat e forta detare si pasoje e motit të keq gjatë ditëve të fundit.

Ndonëse dalja në breg e një delfini përbën një rast unik për brigjet Shqiptare, kjo nuk ka shqetësuar autoritetët të cilët janë mjatuar vetëm me largimin e tijë nga bregu i detit.

Kjo është hera e dyta në harkun kohor të dy vitëve që në brigjet e Shëngjinit dalin në breg gjallesa të tilla, pasi edhe më parë një delfin më të njëjtën përmasë i pikas nga pushuesit e këtij bregdeti gjatë verës së viti 2012-të.

Dalja e delfinëve në breg është një diçka e ralle në stinën e dimrit, dhe kjo përbën një rast unik në vendin tonë dhe më gjerë.



Redaksia Online
(Shqiptarja.com)