Shëngjin,familja në varfëri ekstreme
OSHEE i ndërpret edhe energjinë

Shëngjin,familja në varfëri ekstreme<br />OSHEE i ndërpret edhe energjinë
Varfëri ekstreme, të sëmurë dhe sëfundmi pa energji elektrike. Kjo është situata me të cilën përballen 5 anëtarë të familjes Prenga të cilët jetojnë në një banesë në qytetin e Shëngjinit, që vetëm emrin ka të tillë, pasi nuk ka kushtet minimale për të jetuar.
 
Situata e kësaj familje është një dramë njerëzore. Zonja e shtëpisë, Angje Prenga ka një sëmundje kronike, ndërsa prej më shumë se 1 viti ka humbur plotësisht shikimin.
 
Sikur të mos mjaftonte gjendja e rëndë ekonomike, tashmë ju duhet të jetojnë edhe në errësirë, pasi prej disa javësh i’u është ndërprere energjia elektrike, për shkak se rezultojnë debitor.
 
Kryefamiljari Arben Prenga rrëfen se jeta e familjes së tij mbetet një kalvar vuajtjesh dhe mundimesh, ndërsa e vetmja e ardhur për familjen e tij është ndihma ekonomike prej 40 mijë lekesh, para të cilat nuk i dalin as për ilaçet e bashkëshortes.

Në radhë të parë është shëndeti i nuses time, që është shumë e sëmurë prej 5 vitesh. Halli tjetër i madh është se prej ditësh na i kanë ndërprerë dritat. Nuk i kam paguar pasi kam të ardhura 4 mijë lekë në muaj, unë jam papunë, fëmijët i kam të vegjël, çfarë të bëj?” tha ai.

Arbeni bën apel që ti rikthehet energjia, pasi shprehet se faturat i ka lënë pa paguar ngaqë nuk ka pasur mundësi dhe nuk ka arritur të gjejë para borxh për ti shlyer. Dhe ndërprerja e energjisë i ka vështirësuar më tepër kushtet e familjes së tij.

Unë kërkoj nga shteti që të vërë dorën në zemër dhe të vijë e të mi lidhë dritat. Nëse punoj unë mund ti paguaj, por nuk kam ku ti marr” tha ai.
 
OSHEE ka bërë të ditur se familja në fjalë ka një debi prej 3 milion lekesh, të cilat janë akumuluara prej vitesh. Rasti i kësaj familje kërkon një reagim të menjëhershëm të institucioneve përgjegjëse dhe të mbarë shoqërisë për t’iu ardhur sadopak në ndihmë.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool