Një 54 vjeçar është gjetur i vdekur në një kanal në hyrje të rrugës së Shëngjinit. Trupi i pajetë i personit me iniciale N.P u pikas paraditen e së martës nga kalimtar të rastësishëm, të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë.
Blutë nisen verifikimet në lidhje me rastin dhe nga këqyrja paraprake behet e ditur se në trupin e viktimës nuk janë evidentuar shenja të dhunës apo të ndonjë dëmtimi tjetër. Nga hetimet paraprake të kryera dyshohet se 54-vjeçari të jetë mbytur aksidentalisht në kanal, pasi ka qenë nën efektin e pijeve alkoolike.
Sipas burimeve 54-vjeçari me iniciale N.P ishte banor i lagjes "Nënë Tereza" të qytetit të Lezhës dhe dyshohet se ka gjetur vdekjen pak orë para se trupi i pajetë është gjetur nga kalimtaret.