SHËNGJIN - Humbet njërën dorë duke gjuajtur peshk me dinamit një i ri 23-vjeçar në Shëngjin.

Nga shpërthimi i dinamitit i riu Preng Ndoci ka pësuar dëmtime në të gjithë trupin dhe ka dëmtuar edhe njërin sy nga shpërthimi.

Ai gjendet i shtruar në spital, ndërsa policia gjendet në vendngjarje për të hetuar aksidentin.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)