SHENGJIN-  Një peshkatar nga Shëngjini është mbytur aksidentalisht në det. Mësohet se viktima Xhevahir Rrjodhi është mbytur ne zonë ushtarake në portin e Shëngjinit.

Sipas policisë, viktima me një varkë të vogël kishte hedhur rrjetat e peshkimit në det pa marrë parasysh eren e forte.

Ai ishte vendosur vetem 30 metra larg brezit te reres ne pjesen perendimore te portit te peshkimit, ndërsa në momentin kur 52 vjecari ka terhequr rrjeten,
varka ka lëvizur duke i prishur ekuilibrin pershkatarit i cili ka përfunduar në det. Veshja e tij e ka fundosur dhe bllokuar në rrjete, duke mos i dhënë mundësi për të dalë sërish në sipërfaqe. 

Ekspertiza mjeko ligjore pritet edhe të sqarojë nëse peshkatari ka humbur jetën si pasojë e një ataku kardiak, gjatë kohës kur ai ka rënë në kontakt me ujin. 


Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)