SHËNGJIN - Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Shëngjinit në orët e para të mëngjesit të sotëm. 48 vjecari, Aleksandër Prendi, polic në burgun e Shën Kollit ka vrarë motrën, burrin e motrës me nënshtetësi italiane, ka plagosur nipin e vogël dhe në fund ka vrarë veten.
Ngjarja tragjike ka ndodhur rreth orës 06.35 të mëngjesit të sotëm, në banesën e familjes së motrës, Dana, në qendër të Shëngjinit. Policia, e cila ka mbërritur në vendngjarje ka bërë të ditur se sipas hetimeve paraprake shkak i tragjedisë dyshohet të kenë qenë problemet familjare. Pasi ka pirë kafen e mëgjesit, efektivi i policisë është drejtuar për në banesën e motrës dhe ka drejtuar pistoletën ndaj motrës së tij Dana, kunatit Luigi Benikaza, 50 vjeç dhe nipit 9 vjeçar, N.Benikaza.
Burimet thanë për Shqiptarja.com dhe A1Report se Prendi ka qëlluar familjarët e tij me pistoletë dhe ndodhej jashtë shërbimit si polic pranë burgut të Shën Kollit.
(aq/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com