Shëngjin, të afërmit e ish-deputetit
Ndoka dhunuan simpatizantin e LSINdreu video të eskortës së Metës: Ka dalë mendsh 

Shëngjin, të afërmit e ish-deputetit<br />Ndoka dhunuan simpatizantin e LSINdreu video të eskortës së Metës: Ka dalë mendsh 
Të shtëna me armë zjarri dhe një simpatizant i LSI-së i dhunuar, ky është incidenti më i rëndë i këtyre zgjedhjeve i regjistruar pranë një Qendre Votimi në Shëngjin. 

Pas të shtënave, persona të identifikuar si militantë të PD kanë dhunuar fizikisht një simpatizant të LSI-së. I lënduar ka mbetur Florian Dushku i cili është sulmuar nga mbështetësit e PD, ndërsa ka marrë goditje në kokë me tytën e pistoletës.
 
Pavarësisht këtyre incidenteve, votimi ka vijuar normalisht në këtë Qendër Votimi.  

Policia identifikon autorët, arreston pronarin e lokalit
Pas ngjarjes policia deklaron se është bërë i mundur identifikimi i autorëve Samuel Ndoka, Gentian Marku dhe Danjan Ndoka dhe po punohet për arrestimin e tyre.
 
Sipas burimeve të Report Tv, Samuel dhe Danjan Ndoka janë të afërt të ish- deputetit të PS, Arben Ndoka.

Ndërsa është arrestuar Aleksandër Ujka 54 vjeç, i cili është pronari i lokalit ku ndodhi sherri. Aleksandër Ujka është prangosur, pasi sipas policisë ka ndërhyrë duke tentuar të fshijë pamjet filmike.
 
Deklarata e policisë Lezhë
Më datë 25.06.2017 rreth orës 10:15, është marrë njoftim se në Shëngjin - Lezhë , përpara ambienteve të restorant “Detari” ka pasur një koflikt midis disa personave dhe se është qëlluar me armë zjarri.
 
Me të marrë njoftimin , nga ana jonë është formuar grupi hetimor, është shkuar menjëherë në vëndin e ngjarjes, dhe nën drejtimin e Task Forces pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, janë kryer të gjitha veprimet hetimore e proçeduriale për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
 
Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera deri tani , ka rezultuar se ka qenë një konflik midis dy grupesh personash,i cili fillimisht ka nisur si debat verbal e më pas ka agravuar në konflikt fizik e me mjete të forta mes tyre , si dhe njëri prej personave të përfshirë, ka qëlluar me armë zjarri në ajër.
 
Si pasojë e këtij konflikti ka mbetur i dëmtuar lehtë në kokë shtetasi F.D. 28 vjeç, banues në Shëngjin - Lezhë.
 
Nga kryerja e veprimeve hetimore e proçeduriale, është bërë i mundur identifikimi i autorëve të dyshuar të kësaj ngjarje , shtetasit :
Samuel Ndoka
Gentian Marku
Danjan Ndoka 


Po kështu në vijim të veprimeve të kryera për këtë ngjarje , është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
 
- Aleksandër Ujka, 54 vjeç, banues në Shëngjin - Lezhë.
 
Arrestimi në flagrancë i këtij shtetasi u bë për veprën penale të parashikuar nga neni 301 i Kodit Penal “Kryerja e veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës” pasi nga analizimi i pamjeve filmike të sekuestruara në restorantin në pronësi të këtij shtetasi , janë vërejtur ndërhyrje dhe fshirje të pamjeve filmike të rregjistruara në intervalin kohor kur ka ndodhur ngjarja.
 
Në vëndin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar në cilësin e provës materiale një gëzhojë arme zjarri, një automjet i tipit Benz si dhe dy shkopinj prej druri.
 
Janë marrë, administruar dhe po analizohen, pamjet filmike të kamera të sigurisë të vendosura nga subjekte të ndryshme tregtare, të cilat mendohen se kanë filmuar ngjarjen e ndodhur.
 
Vazhdojnë hetimet për të bërë të mundur kapjen e autorëve të kësaj ngjarje të rëndë kriminale, si dhe sqarimin e plotë të fakteve, rrethanave të kësaj ngjarje.


i dhunuari
(Simpatizanti i LSI, Florian Dushku, i dhunuar sot në Shëngjin)
 sherri  shengjin
sherri  shengjin
(Vendi ku ndodhi përplasja në Shëngjin)

Përplasjen mes militantëve të PD dhe LSI e pretendojnë dhe burime pranë Qendrës së Votimit ku ndodhi incidenti.

Ai tha se konflikti ka ndodhur jashtë oborrit të shkollës ku është ngritur QV. Sipas tij, simpatizanti i LSI-së është dhunuar nga militantët e Partisë Demokratike. 

Mirëpo, nga ana tjetër, LSI ka bërë përgjegjëse Partinë Socialiste për dhunën. Nënkryetari i LSI, Luan Rama dhe kandidati për deputet në Lezhë, Viktor Tushaj, thanë se Florian Dushku u godit nga njerëz të Rilindjes. Ndërsa presidenti i ardhshëm Ilir Meta hodhi akuza direkte në drejtim të kryeministrit Edi Rama të cilin e quajti kryesadist të lidhur me krimin. 
 
Meta shpërthen nga Lezha: Kryesadisti do gjak, do mbroj këtu votat  
Ilir Meta ka mbërritur në Lezhë, pas dhunimit të militantit të LSI Florian Dushku, jashtë Qendrës së Votimit në Shëngjin.
 
Presidenti i ardhshëm akuzoi direkt kryeministrin Edi Rama si përgjegjës të këtij incidenti, pasi sipas tij, ka nxitur bandat kriminale në Lezhë.
 
Meta tha se do qëndrojë bashkë me eksortën e tij në qytetin e Lezhës, deri në numërimin e votës së fundit të qytetarëve lezhjanë.
  
“E gjithë kjo ngjarje ku kriminelët kërcënojnë, dhunojnë, godasin aktivistët e LSI për të terrorizuar jo vetëm ata, por të gjithë popullin e Shëngjinit.
 
Do ta mbroj popullin e Lezhës nga bandat e Rilindje.
 
Do shkojmë në prokurori për të denoncuar ndalimin e këtyre banditëve të Rilindjes si dhe do t'i kërkoj të ndjekë punën e policisë së Lezhës për qëndrime politike.
 
Është qëlluar dy herë nga dy armë të ndryshme, janë dy gëzhoja, policia e Haki drogës të dorëzojë urgjent edhe gëzhojën tjetër.
 
Kam ardhur këtu bashkë me eskortën time dhe do të qëndroj këtu deri në numërimin e votës së fundit të lezhjanëve. Sadisti i Shqipërisë kërkon ta kthejë Lezhën në mini-Siçili siç e shndërroi në këto katër vite.
 
Dilni votoni për lirinë dhe dinjitetin tuaj. S’mund të jetojnë fëmijët tuaj në terrorin e bandave të Lezhës. Për ccdo dhimbje që shkaktohet nga dhuna e sadistëve dhe çdo pikë gjaku, janë dy përgjegjës sot në Shqipëri, kryesadisti dhe "Haki droga". Këta do të marrin atë përgjegjësi që s’ua ka pritur mendja, nëse do të ketë një viktimë nga kjo dhunë e sadizmit ndaj qytetarëve shqiptarë. Orët kur Lezhën e qeverisnin bandat po mbarojnë sot.
 
Ora e drejtësisë do fillojë që nesër. Shqipëria e katër viteve që do vijnë, të mos jetë Lezha e këtyre 4 viteve që mbyllen sot”
, u shpreh Meta. 

Luan Rama: Policia mbron strukturat kriminale në Lezhë
Lëvizja Socialiste për Integrim ka bërë përgjegjëse PS-në për incidentin e shënuar pranë një Qendre Votimi në Shëngjin, ku mbeti i lënduar simpatizanti i kësaj force politike.
 
Nënkryetari i LSI, Luan Rama tha se “simpatizanti i LSI ka qenë në një aktivitet normal, kur është goditur nga njerëzit e Rilindjes”.
 
Deklarata e plotë e Luan Ramës:
Jam këtu për të bërë të njohur faktin, që një ngjarje e rëndë kriminale ka ndodhur në qarkun e Lezhës, më konkretisht në qytetin e Shëngjinit kur përpara pak çastesh një aktivist, anëtar i LSI-së është qëlluar, është plagosur nga tre njerëz të armatosur në përbërje të një grupi të njohur kriminal të Rilindjes, që prej ditësh vepron nën mbrojtjen e strukturave kriminale të Policisë së Shtetit në atë qark.
 
Qytetari i plagosur quhet Florian Dushku, ka qenë në punën e vet, në një aktivitet normal dhe është plagosur, siç e thashë, nga ata që Rilindja i ka fabrikuar, i ka klonuar në mënyrë të kriminalizuar, për t’i përdorur siç i ka përdorur gjatë gjithë fushatës zgjedhore, por më drejtpërdrejtë për t’i përdorur siç i përdori sot.
 
Është rasti i tretë në Lezhë që aktivistë të LSI-së plagosen nga e njëjta bërthamë kriminale që vepron atje, nga njerëz të armatosur, që në mes të ditës, në ditën për diell, shkojnë pa patur asnjë pengesë me gjithë të ashtuquajturat shërbimet të përforcuara të policisë.
 
Natyrisht, ky nuk është rasti i vetëm, por është njëri prej rasteve që është produkt i kësaj klime të inkriminuar që është krijuar prej investimit kriminal të Rilindjes dhe ashtu siç ka ndodhur deri më sot për çdo pikë gjaku të qytetarëve të pafajshëm, të derdhur në Lezhë apo gjithkund tjetër, përgjegjësia bie drejtpërdrejtë mbi Kryeministrin e Rilindjes, Edi Rama dhe mbi drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Haki Çako.
Sepse i është kërkuar Haki Çakos edhe nga Ministri i Brendshëm ta shkarkojë ekipin drejtues të Policisë së Lezhës pas një morie rastesh kriminale të shfaqura atje, pas një morie aktesh kriminale që janë bërë atje edhe nën mbështetjen e Policisë dhe nuk ka reaguar.
 
Ky pra është një mosveprim kriminal që krijon pikërisht atë terren dhe atë situatë që është reflektuar edhe sot në qarkun e Lezhës, më konkretisht në Bashkinë e Shëngjinit.
 
Sepse përballë nuk kanë një polici që i mbron, por kanë një polici që i pret në besë dhe nxit kriminelët t’i vrasë.
 
U bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Lezhës dhe të gjithë qytetarëve shqiptarë të ruajnë qetësinë, t’i shmangen provokimeve që vijnë prej këtyre grupeve kriminale që janë të financuara nga paratë e hashashit dhe nga e gjithë veprimtaria tjetër kriminale. Dhe me qetësi, me dashuri, me maturi dhe përgjegjësi për njëri–tjetrin dhe për atdheun të votojnë kundër kësaj kaste kriminale, që i vret njerëzit, siç po ndodh në Qarkun e Lezhës. Siç ndodhi edhe mbrëmë gjatë natës në Njësinë Administrative të Kasharit, ku gjithashtu prej eksponentëve të Rilindjes u plagos një komisioner i Lëvizjes Socialiste për Integrim, që u qëllua në kokë nga këta kriminelë.
 
Asnjë kriminel, asnjë bandit, me uniformë polici apo pa uniformë, me po Kryeministri apo pa post Kryeministri nuk do të mund t’i trembë, nuk do të mund t’i frikësojë dhe nuk do të mund t’i ndalë votuesit shqiptarë për të votuar për dinjitet, për të votuar për lirinë e tyre, për të votuar për integritetin e tyre dhe kundër kësaj kaste dhe bande kriminale. Faleminderit!



Tushaj: Simpatizantin e LSI e dhunuan kriminelët e Rilindjes 
Kandidati i LSI në qarkun e Lezhës fajëson Partinë Socialiste për dhunimin e militantit të tyre, Florian Dushku, sot jashtë Qendrës së Votimit në Shëngjin.  
 
Kriminelët e rilindjes kanë dhunuar mbështetësin tonë. Kanë qenë 10 persona të armatosur të cilët kanë vepruar. Policia i di dhe nuk vepron. Edi Rama nuk mund ta mbajë më pushtetin me kriminel dhe ky regjim do marrë fund.
 
I bëj thirrje kryeministrit të Shqipërisë të largojë nga qafa e shqiptarëve Rilindasit. Qytetarët e Lezhës e ka bërë tashmë zgjedhjen e tyre. Të kapen kriminielët që po dhunojnë qytetarët. I bëj thirrje Drejtorit të Policisë, Ministrit të Brendshëm dhe Kryeministrit të Shqipërisë. Kanë qenë shumë persona të cilët e kanë goditur, gjendja e të plagosurit për fatin e tij është e mirë, por i bëj thirrje votuesve të LSI të vazhdojnë të qetë se s'na pengon askush nga shprehja e vullnetit”
, u shpreh Tushaj. 

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Adriatik Doçi: Deputetët e PD që kanë mbi 3 shtëpi me rrogë shteti, bie sfida e Berishës për Altin Dumanin

Adriatik Doçi: Deputetët e PD që kanë mbi 3 shtëpi me rrogë shteti, bie sfida e Berishës për Altin Dumanin