Shëngjini bëhet gati për të katërtin vit radhazi për ‘UNUM’, festivali i muzikës elektronike që mbledh çdo vit mijëra të rinj nga e gjithë bota

Festivali ndërkombëtar i muzikës elektronike “UNUM” për të katërtin vit radhazi do të mbahet në bregdetin e Shëngjinit. Gjithçka është gati për të pritur mijëra të rinj nga gjithë bota në festivalin që organizohet në datat 1 deri në 6 qershor. Përveç argëtimit, synohet dhe promovimi i mjedisit, tha drejtuesi i festivalit, Mousa Ceesay, duke theksuar se gjithçka do të jete me materiale të riciklueshme.

“Ne besojmë se muzika elektronike dhe natyre janë përgjegjësia jonë që efstivali të japë impakt pozitiv në mjedis. Muzika duhet bërë shembull për tu ndjekur, ndaj kemi hartuar dhe strategji”, tha MOUSA CEESAY DREJTOR I UNUM FESTIVAL

Të pranishëm në konferencë, Ministria e Turizmit, Mirela Kumbaro dhe Kryetari i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu thanë se të tilla aktivitete janë promotore të zhvillimit.

“Unë besoj se UNUM ka gjetur vendin ideal në Shëngjin sepse ka gjithçka që natyra mund të ofroje dhe e dyta ka gjetur partnerin e duhur që është bashkia e Lezhës”, tha Kumbaro, ndërsa Ndreu vlerësoi se “UNUM e ka promovuar Lezhën në sytë e botës”.

“UNUM festival” është një aktivitet i rëndësishëm që tërheq drejt Shëngjinit mijëra adhurues të muzikës elektronike duke gjeneruar të ardhura për turizmin.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë