Shëngjini, destinacioni i preferuar i shqiptarëve të Kosovës! Gushti shënon rritje krahasuar me korrikun

Bregdeti i Shëngjinit është kthyer në destinacionin më të pleqër të mijërave shqiptarëve të Kosovës por edhe turistëve të huaj.

Gjatë muajit gusht numri i pushuesve në Shëngjin ka njohur rritje të konsiderueshme. E gjithë vija bregdetare nga Rana e Hedhur deri në Kune është e populluar, ku dominojnë si çdo vit shqiptaret e Kosovës.

Përveç ujit të kristaltë dhe rërës kurative, pushuesit vlerësojnë cilësinë e shërbimeve në Shëngjin, ndaj dhe janë frekuentues të rregullt të kësaj zone turistike.

'Po vlojnë njerëzit, kanë ardhur!'- u shpreh një turist.

'Që katër ditë jam këtu, mirë shumë. Uji shumë mirë. Nuk është shtrenjtë që po thonë! Çadra është 10 euro.'- tha një turist.

'Më pëlqen këtu banoj, kam banesën këtu.'- u shpreh një turist tjetër.

Hotelet po punojnë me kapacitet të plotë dhe i gjithë muaji gusht është i pronotuar thonë operatoret turistik në Shëngjin.

Me një vije bregdetare 26 km bregdeti i Lezhës është një nga qendrat më të vizituara të bregdetit të Adriatikut, ndërsa objektivi i pushtetit vendor dhe biznesit vendas është zgjatja sa më shumë e sezonit turistik.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër