Lezhë/ Pushuesit në Shëngjin lënë pas zjarret, vijojnë plazhin: Pas shiut del dielli

Lezhe- Shëngjini dalëngadalë po fillon ti kthehet normalitetit. Flakët që ranë në kodrat që rrethojnë Shëngjinin dëmtuan dhjetra ha sipërfaqe me bimësi dhe pisha. Ndërhyrja nga ajri me dy avionë canadair të Italisë parandaluan që zjarri të përfshinte dhe banesa resorte apo biznese. Bashkia e Lezhës do të nisë verifikimin për një bilanc të dëmeve, ndërkohë në vijën bregdetare pushuesit kanë vijuar plazhin.

Pamjet e plazhit të Ranës së Hedhur në Shengjjn, nga Rana e Hedhur deri në Kune, tregojnë se po frekuentohet nga shumë pushues. 

“Pas shiut, përherë del dielli, çdo gjë në rregull është normalizuar, qetësuar. Në bregdet është qetësi”, është shprehur një pushues.

“Jemi shumë të qetë se çdo gjë është rregulluar në kohën e duhur, qetësia është absolute, siguria është prezente. Na vjen keq për situatën, por jemi në rregull, ka thënë një pushuese tjetër.

Zjarret që përfshinë Shëngjinin gjatë kësaj jave krijuan frike dhe panik tek pushuesit, një pjesë e konsiderueshme e të cilëve u larguan nga kjo zonë turistike në pikun e sezonit, pasi flakët iu afruan dhe resorteve. 

Xh.K/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Jemi më të bukurit apo më të shëmtuarit? Edhe në turizëm debati ynë është në esktrem

Jemi më të bukurit apo më të shëmtuarit? Edhe në turizëm debati ynë është në esktrem