VIDEO 3D e projektit të Lanës/ Shikoni projektin, si do të transformohet Tirana nga 'Pallati me Shigjeta' tek kryqëzimi i Rr. ‘Teodor Keko’

Projekti që do të transformojë lumin Lana dhe qarkullimin në kryeqytet nga Pallati me Shigjeta deri tek kryqëzimi i Rr. ‘Teodor Keko’ në Astir do të kushtojë 29 milion euro.

Në një video të publikuar edhe nga kryeministri Edi Rama duket si do të jetë transformimi i zonës.

Projekti përfshin zgjatjen e dy bulevardeve kryesore, "Gjergj Fishta" dhe "Bajram Curri" paralel me rrjedhën e Lanës.

Segmenti i ri 1.8 kilometra, do të përfshijë ndërtimin e një shtrati të ri për lumin, për eliminimin e përmbytjeve të shpeshta në zonë. Do të ndërtohen dy ura të reja mbi lumin Lana, të cilat do të shërbejnë për qarkullimin e automjeteve, biçikletave dhe këmbësorëve. Urat, me një gjatësi prej 24 metrash, do të lidhen me bulevardet e zgjeruara që do të përfshijnë gjithë infrastrukturën, si sinjalistika, ndriçimi, peizazhi, dhe telekomunikacioni.

Projekti parashikon ndërtimin e korsive të dedikuara për biçikleta, me një gjerësi prej 2.5 metrash, trotuare për këmbësorë me gjerësi 2 metra, si dhe një pistë vrapimi 2 metra të gjerë. Infrastrukturë do të krijohet për personat me aftësi të kufizuar.


Lajmi kryesor:

Tiranë/ Rehabilitimi i Lanës nga ‘Pallati me Shigjeta’ te rruga ‘Teodor Keko’, projekti 29 mln €, Veliaj: 317 familjet që preken do të marrin banesë të re


S.G/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

NBA/ LeBron fiton 'betejën' me Curry-n, mposhten kampionët e Boston

NBA/ LeBron fiton 'betejën' me Curry-n, mposhten kampionët e Boston