Pas skandalit të ditës së sotme, ku pagat e 637 mijë punonjësve në sektorin publik dhe atë privat kanë rrjedhur në rrjetet sociale përmes një dokumenti në formatin ‘excel’, një pjesë e mirë e mediave shqiptare kanë zgjedhur t’i publikojnë ato.

Pagat e publikuara po bëjnë xhiron në rrjet nga të njëjtat mediat që më parë e kanë konsideruar skandal. Me publikimin e qoftë një emri nga kjo listë, çdo media bëhet pjesë e skandalit dhe bashkëpunëtore me kriminelët që e kanë vjedhur.

Shqiptarja.com ka vendosur që të mos i publikojë këto të dhëna duke respektuar ligjin, etikën profesionale dhe privatësinë e gjithkujt.