SHËNIM: Një dështim i plotë i Këlliçit (Nihilist, prepotent dhe i mërzitshëm deri në bezdi)

SHËNIM: Një dështim i plotë i Këlliçit (Nihilist, prepotent dhe i mërzitshëm deri në bezdi)

Belind Këlliçi dhe Indrit Hoxha

I interesuar për fatet e Tiranës, qytetit tim të dashur, po ndjek këto ditë me vëmendje debatet në televizion të kandidatëve të partive të ndryshme politike në garën për kryetarin dhe këshillin e ardhshëm bashkiak të bashkisë së kryeqytetit.

Mbrëmë, në një prej emisioneve më të ndjekur në TV Klan, ishte ftuar kandidati i koalicionit “Bashkë fitojmë”, Belind Këlliçi. Ky kishte zgjedhur të shoqërohej në studio nga gjashtë “ekspertë”, siç duket nga rrethi i afërt i bashkëpunëtorëve të tij sot në fushatë dhe nesër, nëse zgjidhet kryetar i bashkisë, në këshillin bashkiak. Për këta nuk do të shkruaj, se nuk i njoh, dhe ata vetë ose nuk thanë një fjalë, ose, si ekspertë, folën fare pak. Veç njërit, që iu prezantua publikut nga Këlliçi si “njëri ndër urbanistët më të mirë të vendit”. Ata që e njohin këtë urbanist e dinë se kjo është një e pavërtetë e madhe.

Nuk do ishte nevoja ta përmendja këtë fakt nëse eskorta e ekspertëve që shoqëronte Këlliçin në atë studio nuk do të ishte ajo që pashë. Dhe unë besoj se ata janë më të mirët që ky kandidat në garë ka mundur të zgjedhë. Këtu dëshiroj të flas vetëm për disa aspekte që më bënë më shumë përshtypje–dhe më vranë veshët–në ato që Këlliçi tha dhe nga mënyra si i tha në atë përballje mbrëmë me disa gazetarë të nderuar në studion e Klanit.

E para ka të bëjë me idetë, vizionin dhe planet e tij për zhvillimin e Tiranës, nëse shumica e banorëve të saj do ia besonin atij administrimi e puneve të qytetit dhe mirëqenien e tyre.

Një ndër tiparet që lehtësisht u vu re në idetë që shtjelloi, në vizionin që ofroi dhe në planet që parashtroi mbrëmë Këlliçi, si dhe më parë, është nihilizmi, mohimi thuajse i plotë i arritjeve të realizuara nga bashkia e Tiranës dhe kryetari aktual i saj në keto tetë vite. Ky nihilizëm, në vetvete, është jo vetëm një shenjë dobësie e Këlliçit në garën për kreun e bashkisë, por edhe një ogur shumë i keq, nëse qytetarët e Tiranës do gabonin të votonin për të.

Pasojat e nihilizmit në politikë dhe në administrim janë historikisht të njohura, qysh nga koha e revolucionarëve marksistë rusë në fillim të viteve 1900, të cilët nuk shihnin asgjë të dobishme për t’u ruajtur nga rendi i mëparshëm. Ata që u vunë në krye të diktaturës së proletariatit në Shqipëri pas Luftës së Dytë Botërore ishin, gjithashtu, nihilistë. Sali Berisha dhe ata që erdhën në krye të vendit pas rënies së asaj diktature ishin, po ashtu, nihilistë. Rrënuan çdo gjë. Belind Këlliçi, edhe pse dy gjenerata më i ri se Berisha, i përket së njëjtës shkollë. Berisha është guru i tij politik e shpirtëror dhe njeriu që e zgjodhi me dorën e vet si kandidat për Tiranën.

Një tjetër gjë që mbrëmë, më shumë se më parë, më ra në sy te ky individ është inventari tepër i kufizuar i njohurive të tij, njohuri shumë të pakta, anekdotike dhe skematike, si të ishin të qëmtuara me nxitim në Wikipedia. Numra dhe emra qytetesh dhe statistika që kushdo mund t’i gjejë në Internet nëse bën një Google search.

Pa dashur, mbrëmë Këlliçi na dëshmoi një mungesë të frikshme imagjinate dhe përvoje, shumë amatorizëm, një inkompetencë të plotë, shumë populizëm, dhe një narcisizëm të rrezikshëm.
I tërë plani i tij “gradioz” përmblidhet në tre premtime kryesore: transport falas për të gjithë banorët e kryeqytetit (por jo për ata që vijnë në Tiranë nga qytetet e tjera), një nënkalim për automjetet në Sheshin Skënderbej dhe disa nënkalime për këmbësorë në këtë Tiranë “të pabanueshme”.

Premtimeve për këto tri “vepra madhështore” Këlliçi u shtoi edhe premtime të tjera sekondare e terciare, si një moratorium për ndërtimin e godinave të larta në qendër të qytetit, shkolla, kopshte e çerdhe me bollëk, parkingje publike, më pak trafik automjetesh, ajër të pastër (por jo pastrimin e diellit, siç premtonte dikur një tjetër kandidat i partisë së tij për bashkinë e Durrësit, pasi Tirana është më larg Diellit sesa Durrësi).
Të gjitha këto, Këlliçi i premton “me shumë zell, por me pak inteligjencë”, siç do të thoshte Shekspiri. Dhe asnjë prej ekspertëve që kishte marrë me vete nuk i vinte dot në ndihmë, veç atij, “më të mirit ndër urbanistët e vendit”, që nënkalimin në Sheshin Skënderbej e paraqiti dhe e shpjegoi si të ishte një përrallë e bukur për fëmijë.

Njē përshtypje edhe më negative dhe një shije mjaft të keqe më lanë toni i vrazhdë në komunikimin e Këlliçit me gazetarët e ftuar në studio për t’i bërë pyetje atij. Këta folën shumë pak dhe s’morën thuajse asnjë përgjigje për pyetjet që bënë sepse Këlliçi, jo vetëm i irrituar nga pyetjet e arsyeshme të gazetarëve, por edhe shumë irritues për ta dhe për publikin që mund ta ketë ndjekur mbrëme atë emision, iu shmang çdo pyetjeje dhe foli, shpesh herë me një ironi të shpëlarë, vetëm për ato gjëra që i kishte fiksim dhe paraprakisht të regjistruara në kokën e tij. I merzitshëm deri në bezdi.

Dhe në çdo rast foli me një ton të vrazhdë, që për dikë në moshën e tij është jo vetëm i panatyrshëm, por edhe i papëlqyer. Ndoshta ngaqë, i humbur siç e ndjen se është, kërkon të paktën të tregohet “burrë” në një fushatë që, përveçse një autobus falas (epitomë e filozofizë së tij sociale dhe e sloganit kaq sumë të përsëritur se ai “care for the people”, nuk ka se ç’të ofrojë tjetër.
Në pjesën më të madhe të kohës, madje, për shkak të reagimeve nervoze të tij ndaj pyetjeve të gazetarëve, Këlliçi u bë shkak–dhe duhet mbajtur përgjegjës–për kakofoninë e krijuar në atë studio të respektuar. Unë nuk e di se ku e çon mushka me këto qëndrime këtë njeri, se në fitore jam i sigurt nuk e çon.

Këlliçi ishte mbrëmë prepotent. Prepotent me drejtuesin e emisionit, prepotent me gazetarët e njohur që kishte përballë, prepotent me qytetarët që e kanë ndjekur atë emision. Mendo se sa prepotent mund të jetë ky njeri me vartësit e tij nëse, ruana zot, qytetarët e Tiranës i japin mjaftueshëm vota për tu bërë kryebashkiaku i tyre. Njerëz të tillë bëhen të rrezikshem nese u jep pushtet.
Nëse për një arsye ose një tjetër qytetarët e Tiranës do të gabojnë duke i dhënë votën Belind Këlliçit, shumë shpejt do të zhgënjehen prej tij dhe do të kuptojnë se ai, ashtu si tre paraardhësit e tij demokratë në krye të bashkisë së Tiranës (të cilëve vetë Këlliçi ka turp t’ua përmendë emrin), nuk do të ketë lënë asnjë gjurmë në qytetin e tyre, në kryeqytetin tonë dhe do të thonë: “Ku je, lali Eri!”.
Por une besoj se kjo nuk do të ndodhë. Shumica e tironcave të vjetër dhe e tiranasve të rinj janë të mençur dhe e duan Tiranën të bukur dhe moderne siç është bërë këto vite dhe siç mund të bëhet edhe më tej nëse votojnë sërish për kryebashkiakun që kanë.

M.Q./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dani: 21/04/2023 22:11

    Shume epitete njekohesisht i ke vene o Tos Tarifa , te krijon pershtypjen sikur e njeh mire Belindin dhe i ke ndejtur shume prane , gje qe nuk eshte aspak e vertete pasi me te nuk te lidh asgje ose me sakte te lidh vetem sherbimi qe duhet ti besh Lali Erit ktij hajduti kronik te cilin e mban ne kembe vetem Aleksi i Sorrosve djale gay ashtu si vete Lali !!! Faji nuk eshte i juaji por i ktij populli qe nuk ka kurajo ti ndeshkoj me vote monstrat si ju !!!

    Përgjigju
  • Lida: 21/04/2023 16:26

    Ti fatos tarifa je shume I kendshem ne fakt. Ti nuk durohesh per vete more burre

    Përgjigju
  • Genti: 21/04/2023 16:26

    Fatos ti qe ke shkruar kete artikull, me fal desha te pyes pa majonezë e do sufllaqen

    Përgjigju
  • Toni: 21/04/2023 14:34

    Edhe diktatori Enver Hoxha e kishte shume te dashur Tiranen. Ne fakt, gjithe struktura oligarkike besnike e tij njesoj e donte Tiranen. Sepse permes saj arriten te kapin shtetin dhe shendrrohen ne organizaten me vdekjeprurese kriminale ne Europe. Sot, trashegimtaret e legasise komuniste dhe oborrtaret e saj, ashtu si dhe autori, e shfaqin dashurine per Tiranen njesoj apo me bindshem sa kohe diktatori i ri Edi Rama sundon shtetin edhe me ndihmen obsukrantiste te zyrtareve te Washingtonit qe nuk pushojne se cudituri me eksperimentet e tyre monstruoze. Nje gje eshte e sigurt, jo me kot italianet e quajne "Bella Mafia" edhe pse kjo jona eshte e shemtuar ne cdo detaj.

    Përgjigju
    • Bello mafia: 22/04/2023 02:21

      Bello Mafia

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vetëvrasja e Mehmet Shehut para 43 vjetësh, dëshmia e ish-punonjëses së vilës: Kërkoi një kafe dhe një gotë ujë! Ngjarjen e mora vesh kur…

Vetëvrasja e Mehmet Shehut para 43 vjetësh, dëshmia e ish-punonjëses së vilës: Kërkoi një kafe dhe një gotë ujë! Ngjarjen e mora vesh kur…