SHËNIM: Shëmtia mediatike në Shqipëri pas një sulmi presidencial dhe heshtja që flet vetë

SHËNIM: Shëmtia mediatike në Shqipëri pas një sulmi presidencial dhe heshtja që flet vetë

Ilir Meta dhe Tedi Blushi

Ilir Meta, në çmendinën e reagimeve të ditëve të fundit, këtë të dielë është gdhirë duke sulmuar gazetën TemA me një gjuhë denigruese, për shkak të qendrimeve kritike të gazetës, në drejtim të tij.

Ai ka postuar një status në faqen e zëdhënësit të tij Tedi Blushi, që e përdor si zar sa herë është në hall, dhe për këtë duhet mëshiruar për keqpërdorjen e tij në sulmet ndaj mediave, pasi në fund të fundit, edhe ai i shkreti ka qenë vetë gazetar, ose më saktë ka pas tentuar të bëhet gazetar, pas një skandali presidencial.

Kjo, pasi ka bërë shtetas shqiptar një futbollist të Tiranës, në shkelje të ligjit.

Dhe për të zhurmuar skandalin e vet, përveçse sulmon dhe fyen gazetën TemA, që qendrimet kritike ndaj tij i ka pasur gjithmonë me argument, aludon se TemA e paska quajtur Tiranën klub terrorist, gjë që në fakt nuk është e vërtetë, pasi ata që e kanë lexuar lajmin (që është ende në faqe), e shohin se nuk ka pas asnjë etiketim për klubin e Tiranës.

Lajmi ka pas të bëjë vetëm me shkeljen e presidentit.

Por, ajo që është e shëmtuar në këtë histori, është pasqyra se si Ilir Meta i trajton mediet dhe se si këto të fundit, keqpërdoren në mënyrë të shëmtuar nga ai, kur sulmohet me fjalët më të ndyra, një media tjetër.

Fjala vjen, në vend që të distancoheshin nga ky sulm i ndyrë, shumë prej tyre, pronarët e të cilëve janë të shënuar në borderonë e Ilir Metës, e kanë trajtuar si lajm normal, postimin e zëdhënësit të Metës.

Madje, duke mos pasqyruar fare se çfarë kishim shkruar ne, por duke e marrë të mirëqenë atë që shkruan zëdhënësi i Metës, pra se ne paskemi sulmuar Tiranën, si klub terrorist.

Për të mos folur pastaj për shoqatat e mediave, me në krye Koloreto Cukalin e shokë, që nuk kanë bërë asnjë reagim, për një sulm të shëmtuar të presidentit të vendit, ndaj një medie.

Kujtojmë që këto shoqata, me në krye Koloreto Cukalin, që financohet nga BE, kanë pas bërë reagime dhe denoncime deri dhe për kolegë të tyre, pse kanë shkruajtur fjala vjen kundër Sonila Meços, dhe nuk reagojnë kur presidenti i vendit sulmon një media.

Imagjinoni çfarë do bënin, nëse sulmuesi do ta kishte emrin Edi Rama!

Kujtoni këtu se çfarë i bënë Ramës këto shoqata pak muaj më parë, vetëm pse postoi një shkrim të Rexhep Qoses, që replikonte me gazetën Express në Kosovë.

E masakruan, se po sulmonte mediat.

Tani kur presidenti i vendit sulmon një media të vendit të tij, nuk ndihen.

Jo se kemi nevojë për reagimin dhe mbrojtjen e tyre, se sulmet e Ilir Metës veç nder të bëjnë!

Por thjesht sjella e tyre është e shëmtuar dhe tregon se kur bëhet fjalë për Ilir Metën e Sali Berishën, janë si ai qeni i rrahur, që të tund bishtin.

Nga frika apo se paguhen, këtë e dinë vetëm ata./Tema

E.M./I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tirona: 04/10/2020 17:25

    O Shqiptare akoma nuk e mesuat se ky vetem , per te shperndare dekorata, te shikoje palacot me brekushe ne sallat e presidences si dhe te japi shtetesine shqiptare te huajve qe nuk i permbushin kriteret eshte ne ate karrike. Meqenese kjo u be buje ne opinion, gazeta Tema ti kerkoje qeverise qe ky Cobbina te perserisi testin e gjuhes shqipe dhe te njohjes se historise se Shqiperise qe eshte nje nga kushtet kryesore per marjen e shtetesise , si dhe sa vite qendrimi jeton ne Shqiperi . Me sa duket klubi i Tiranes eshte kthyer ne nje cerdhe ku behet politike dhe jo futboll.

    Përgjigju
  • LORA: 04/10/2020 16:37

    Perderisa shoqatat mediatike te kreut koloreto cukali mbajne anen e atij.me bllok ne dore,,,do te thote,per mua,qe financohen me shume prej tij sesa nga BE. Sidoqofte,nuk e kuptoj dot financimin e kazanit nga BE.E mesova edhe kete thagme sot.

    Përgjigju
  • redi: 04/10/2020 15:49

    Ti versulesh shtypit te lire si institucioni me i larte shteteror, jo vetem fredom house por dhe OSBE do alarmohej . Presidenti eshte gardian i mbrojtjes se kushtetutes dhe jo e kunderta

    Përgjigju
    • YYY: 04/10/2020 17:31

      Hahaha, rrofsh Fredi!

    • gazetar: 04/10/2020 17:25

      e cmund te presesh nga nje hajdut e kriminel si presidenti. ai dhe te tjeret jane maskarenj qe duhen zhdukur nga ky vend.

    • Fredi: 04/10/2020 16:59

      Presidenti eshte nje trap Skrapari

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën