Dyert e ballkoneve ende të hapura, gjurmë bloze... këto janë shenjat që ka lënë pas zjarri që përpiu hotel Brooklyn në Lungomaren e Vlorës këtë mëngjes.

Flakët u shkaktuan nga dëmtimi i prizës së frigoriferit duke kërcënuar seriozisht jetën e pushuesve. 6 prej tyre janë lënduar, nga të cilët 5 janë në Tiranë. Në gjendje më të rëndë është një vajzë, e cila ka pësuar djegie të konsiderueshme.


Lajmi kryesor:

Natë tmerri! Përfshihet nga flakët hoteli në Vlorë, pushuesit hidhen nga ballkoni për të shpëtuar! 6 të lënduar, 5 dërgohen në Tiranë, një vajzë me djegie të rënda (VIDEO)