Sinjale se futbolli do të rifillojë në Itali. Sot mediat kanë shkruar se te Interi janë kthyer të gjithë futbollistët të cilët ishin larguar pas shpërthimit të pandemisë së koronavirusit. I vetmi lojtar që ende nuk është bashkuar me ekipin është Diego Godin, i cili do të jetë me pjesën tjetër të skuadrës pas të dielës.
Sakaq edhe Juventusi ka urdhëruar që të gjithë lojtarët përfshirë edhe Cristiano Ronaldo-n brenda harkut kohor të 72 orëve të jenë në Torino. Shumë lojtarë të Juventusit u larguan pas ndalimit të futbollit duke përfshirë Khedira, Pjaniç, Higuain dhe të tjerë.
I vetmi lojtar që bën përjashtim nga grumbullimi në këtë afat është Paolo Dybala, i cili ndodhet në karantinë pasi ka rezultuar mbartës i koronavirusit.