Nikeli nuk përthithet lehtë nga sistemi imunitar dhe menjëherë krijon reaksion lokal si psh egzema lokale, skuqje, kruarje. Në këto raste flasim për alergji sistematike ndaj nikelit.
Nëse keni kruarje apo reksion ndaj një palë vathësh që kanë përmbajtje nikeli duhet medoemos të hiqen nga kontakti me lëkurën.
E rëndësishme është gjithashtu që për një farë kohe të eleminohen edhe ushqimet të cilat kanë përmbajtje nikeli si psh perime të ndryshme të ruajtura ose të gatuara në enë prej nikeli.
Në rast se vërtetojmë se kemi alergji sistematike ndaj nikelit, arma më e mirë është parandalimi, pra shmangia e kontaktit me objekte që përmbajnë metal si psh kopsa, ora, bizhuteri të ndryshme.
Në rast se zbuloni që keni alergji sistematike ndaj metaleve dhe doni ta shëroni atë, atëherë është e domosdoshme të niset një trajtim që duhet të zgjasë rreth një vit. Ai konsiston në administrimin e dozave të vogla të nikelit 3 herë në javë dhe pas 3-4 muajsh fillojmë ngrënien e atyre ushqimeve që përmabjnë doza të vogla nikeli si kafe, mollë, karrotë, patate, verë e kuqe. Pastaj nëse shohim që nuk kemi ndonjë problem marrim ushqime me doza më të mëdha të përmbajtjes së nikelit si lajthi, arra, gjalp, kakao etj.
(ad.ti/shqiptarja.com)
