Shenjë e heshtur e protestës kundër Putinit

Shenjë e heshtur e protestës kundër Putinit

Radhë të gjata para qendrave zgjedhore ruse. Në orën 12 u mblodhën shumë njerëz para qendrave zgjedhore në një "mesditë kundër Putinit".

E veja e opozitarit rus që ndërroi jetë, Aleksei Navalny kishte bërë thirrje për këtë protestë. Vetë ajo mori pjesë në një aksion proteste në Berlin. Nuk dihet sa vetë kanë marrë pjesë në aksion, për të nuk raportohet në mediat zyrtare ruse. Mediat ruse në ekzil bënë thirrje që të dëgohen foto dhe video.

Kështu në këtë mënyrë u dokumentua, se disa duzina njerëzish në orën 12 u mblodhën para qendrave të votimit në Shën Peterburg, Novosibirks, Irkutsk, Jekaterinburg.

Ekipi i Navalnyt e paraqiti protestën e heshtur në YouTube me livestream. Opozitari Leonid Volkov bëri fjalë për një "shpërthim" të kundërshtimit të një mandati të pestë të Putinit.

Një reporter i agjencisë gjermane të lajmeve, DPA tha se edhe në qendrën zgjedhore 31 në Moskë ishte krijuar një radhë e gjatë njerëzish.

Raportohet se në disa vende ka pasur ndalime nga policia. Organizata Ovd-Indo njoftoi për 50 ndalime policore të dielën paraditë, gjysma në qytetin Kasan./ DW

 

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Mandati i ri i Putinit, një epokë me fuqi të jashtëzakonshme

Mandati i ri i Putinit, një epokë me fuqi të jashtëzakonshme