VATIKAN- Në 27 prill të vitit 2014-të do të proklamohen të shenjtë Giovanni XXIII (23) dhe Giovanni Paolo II.
 
Këtë gjë e ka deklaruar Papa Françesko, gjatë mbledhjes me kardinalët e Vatikanit.

Kreu i Selisë së Shenjtë, ka zgjedhur këtë datë, për të bërë shenjtërimin e Angelo Roncalli dhe Karol Wojtyla, pasi është data që përkon me festën e Kishës, festa e Mëshirimit Hyjnor.
 
Pak ditë më parë se Papa Bergoglio të proklamonte formulën dhe të caktonte datën e shenjtërimit, Prefekti për Çështjet e të Shenjtëve, Angelo Amato, ka paraqitur një biografi të shkurtër të profileve të Giovanni XXIII dhe Giovanni Paolo II.
 
Kardinali Amato, ka deklaruar se ata i `kanë shërbyer Paqes`.
 
Ai ka deklaruar se të dy Papë-t, kanë jetuar në “kohë të transformimeve rrënjësore”, duke promovuar “autentikisht” dinjitetin njerëzor.

Redaksia Online
(e.b/e.s/shqiptarja.com)