Ditë historike e ka cilësuar këtë të martë, kryetari i konferences Ipeshkvnore Imzot Angelo Massafra, pas lajmit se Papa Françesku ka firmosur dekretin per shenjterimin e Nene Terezes.

Sipas Imzot Massafres shenjterimi i Nene Terezes eshte lajm i gezueshem jo vetem per besimtaret katolik por për të gjithë kombin shqiptarë.

Kryetari i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë njëherësh edhe Arqipeshkëv i Dioqezit Shkodër Pult imzot Angelo Massafra u shpreh se 2016-ta është një vit plot me lajme të mira për shqiptaret pasi në fund të muajit Mars ose në Prill Papa Françesku do firmos edhe dekretin e kanonizimit të 38 martirëve të fesë.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)