Shenjtërimi i Nënë Terezës, Nishani
Rama, Meta dhe Basha në Vatikan

Shenjtërimi i Nënë Terezës, Nishani<br />Rama, Meta dhe Basha në Vatikan
Mesha solemne për shenjtërimin e  Nënë Terezës është ndjekur  nga  delegacione të 13 vendeve të ndryshme të botës, ku ishin krerët më të lartë të shtetit shqiptarë. Të pranishëm në  këtë ceremoni ishin  presidenti i republikës Bujar Nishani, kryetari i kuvendit Ilir Meta, kryeministri Edi Rama,  kryetari i opozitës Lulzim Basha , ish kryeminsitri Sali Berisha e të tjerë personalitete të larta të jetës politike, të medias dhe të kulturës në Shqipëri. 

Në vigjilje të shenjtërimit u  mbajt edhe një koncert madhështor në nder të humanistes shqiptare. Presidenti Bujar Nishani  pas koncertit tha se ndihet me fat që është dëshmitar i kësaj dite historike.

Sipas tij të gjithë shqiptarët ndihen krenar që Nënë Tereza është me origjinë shqiptare.

Kryetari i kuvendit Ilir Meta është shprehur se humanistja shqiptare tashmë i përket të gjithë njerëzimit, ndërsa frymëzoi në të gjithë botën për të reflektuar dhe  për t’i shërbyer njerëzve më të varfër.

Ndërkaq kryeministri Edi Rama, i pranishëm në ceremoninë e shenjtërimit të Nënë Terezës në sheshin “Shën Pjetër” në Vatikan ku papa  shpalli shenjtorë humanisten shqiptare Nënë Terëza. Më herët kreu i qeverisë shqiptare, i shoqëruar nga bashkëshortja mori pjesë në koncertin  e mbajtur në bazilikën e “Shën Palit” në nderim të humanistes shqiptare.

Në këtë koncert kanë përforcuar  artistët më të njohur shqiptarë në mbarë botën,Inva Mula,  Rita Ora, Ermonela Jaho,Shkëlzen Doli, Saimir Pirgu dhe sopranoja kosovare Elbentia Kajtazia, në rrjetin social facebook kryeministri e  përshkroi plot emocion  koncertin në nder të Nën Terezës, pasi  e quan një natë magjike tingujsh  prej yjeve të muzikës shqiptare.

I pranishëm në ceremoninë  e shenjtërimit kryetari i opozitës Lulzim Basha, e cilëson  këtë  ngjarje një frymëzim për të gjithë shqiptarët, por edhe mbarë qytetërimit për ndihmë dhe shenjtërim ndaj të pamundurve në facebook Basha shkruan se  kjo është një ditë e madhe për kombin shqiptarë dhe se Nënë Tereza, bijë e gjakut shqiptar,  është shenjtorja më re e Kishës Katolike.

Në ceremoninë e shenjtërimit të Nën Terezës ishin të pranishëm edhe personalitete  më të larta të Kosovës presidenti Hashim Thaci,  kryeminsitri Isa Mustafa, etj  . Po ashtu mesha u ndoq nga sheshi i Shën Pjetrit në Vatikan  edhe nga drejtues të besimeve  fetare shqiptare.

Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë