Kryeministri i vendit, Edi Rama ka reaguar menjëherë pas vendimit të marrë nga Papa Françesku sot në Koncistorin e Tretë të Rregull Publik për Kanonizimin e të Lumturve, ku caktoi datën e kremtimit të ceremonisë që do të jetë të dielën e 4 shtatorit 2016.
Sipas Ramës, shenjtërimi i Nënë Terezës, vjen pas lumturimit të saj 13 vite më parë dhe ajo iu bashkua shenjtërve të tjerë që Shqipëria i ka përfalur njerëzimit dhe besimit.
Përmes një reagimi në rrjetin e tij social në Facebook, ai ka shtuar se ajo mbetet forcë e shembullit të njehsimit me dashurinë për tjetrin.
Ja statusi i tij në Facebook
Pas lumturimit, 13 vjet më parë, Nënë Tereza ngjiti sot qiellin e lavdisë së altareve të mbarë Kishës së përbotshme, falë vullnetit të Papa Françeskut. Ajo i'u bashkua kështu edhe shenjtëve që Shqipëria i ka përfalur njerëzimit dhe besimit tash sa mot. Forcë e shembullit të njehsimit me dashurinë për tjetrin, Nënë Tereza është e parëlindura shenjtore shqiptare e shekullit të ri dhe me siguri, një uratë për lumturimin e 40 martirëve shqiptarë. Të cilët u përdëllyen në mbrojtjen e besimit dhe të ndërgjegjes përgjatë kalvarit të ferrit komunist, në shekullin që lamë pas!
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com