Një turmë e zemëruar hundusësh në Indi sulmuan rrahën dy burra muslimanë, ku njëri prej tyre vdiq. Ngjarja u raportua se ndodhi në Indinë qendrore. Policia tha se burrat dyshoheshin “për vrasjen e një lope”, të cilat hindusët i konsiderojnë të shenjta.
Viktima quhej Siraj Khan, 45 vjeç, dhe ishte një rrobaqepës lokal.
Autoritetet dërguan rreth 400 policë për të parandaluar përshkallëzimin e dhunës, pasi komuniteti musliman i atyshëm u irritua nga vrasja e njeriut të tyre.
Shumë rajone në kanë në fuqi dënime për atë që ata e konsiderojnë “vrasje lopësh”, ndonëse kryeministri Narendra Modi ka premtuar t’i heqë këto dispozita.