SHKUP - Regjistrohet viktma e 3-të nga gripi i derrit, siç njihet ndryshe virusi AH1 N1 në Maqedoni.

Sipas të dhënave nga klinika Infektive në Shkup pacienti që ka ndërruar jetë është 61 vjec dhe më 7 shkurt ishte hospitalizuar në këtë klinikë, për shkak të problemeve në mushkëri dhe në tru në tru. Sapo ëshët shtruar është konstatuar se mbartte virusin e tipit A.

Mësohet se edhe më parë pacienti që ndërroi jetë ka vuajtur nga sëmundje të rënda kronike, si sëmundje të zemrës dhe tensioni i lartë.

Deri tani në Shkup 3 pacientë që vuanin nga sëmundje kronike kanë ndërruar jetë pasi këtyre problemve u është shtruar edhe infektimi me virusin A H1 N1.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)