Shënoi në Champions League, Berat Gjimshiti luajti vetëm pjesën e parë! U zëvendësua i dëmtuar

Shënoi në Champions League, Berat Gjimshiti luajti vetëm pjesën e parë! U zëvendësua i dëmtuar

Berat Gjimshiti

Atalanta fitoi 0-3 kundër Shakhtar Donetsk në udhëtim për raundin e dytë në Champions League, ku Berat Gjimshiti shënoi gol. Në minutën e 21-të, mbrojtësi shqiptar zhbllokoi takimin me një gol të shënuar nga afër. Gjimshiti e kompletoi pjesën e parë, ndërsa nuk u kthye në fushë në pjesën e dytë.

“Football-Italia” ka raportuar se ai ka pasur probleme 'në ije' , ku u zëvendësua nga Mario Pasalic. Ishte hera e parë që mbrojtësi shqiptar arriti të shënonte në Ligën e Kampionëve dhe kjo erdhi në paraqitjen e tij të 21-të në Evropë.

Për 45 minuta sa luajti ai u vlerësua nga SofaScore me notën  7.5, pasi përveç golit, ai kishte 34 nga 36 pasime të kompletuara. Në duelet në tokë, ai fitoi tri nga gjashtë, ndërsa në ato ajrore Gjimshiti fitoi tri nga katër sa kishte.

Vetë Gasperini theksoi për mediat se situata e Gjimshitit duhej kontrolluar në vijim pas këtij problemi të mbrojtësit. “Ai ka një problem në ije që ne duhet ta vlerësojmë”, tha Gasperini

Gjendja e tij pritet me interes edhe nga Kombëtarja, me kuqezinjtë që luajnë dy sfida këtë tetor, kundër Çekisë dhe Gjeorgjisë më 11 dhe 14 tetor. Edhe një muaj më parë Gjimshiti mungoi për kuqezinjtë si shkak i një lëndimi.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim