/ATSH/ -Në tremujorin e dytë të vitit 2014 krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2014, Industria Nxjerrëse (B) ka pasur një rritje prej 5.0 %, Industria përpunuese (C) 25.5 %, Furnizim me ujë, veprimtaritë e menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave (E) me 2.1 %.
Ndërsa, Furnizimi me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar (D) kishte rënie prej 25.2 %.
Ndërkaq, sipas agjencisë së lajmeve Kosova Press krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit 2013, aktiviteti i Industrisë Nxjerrëse (B) ka pasur një rënie prej 18.3%, Industria Përpunuese (C) me 3.4%, Furnizimi me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar (D) me 27.8%, si dhe Furnizimi me ujë, veprimtari të menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave (E) me 3.8%.
Kështu thuhet në raportin e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), "Statistikat Afatshkurtra të Industrisë" TM2 2014.
Kjo anketë me të dhënat që ofron, synon të paraqet ecurinë në industri (B -nxjerrëse, C- përpunuese, D-Furnizimi me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar dhe E - Furnizim me ujë, veprimtari të menaxhimit dhe trajtim të mbeturinave) në periudha tremujore, nëpërmjet te cilave kuptohet zhvillimi i ciklit në industri.
/Shqiptarja.com