Fakti se Pekini ka nisur t’i tregojë muskujt Hong Kongut teksa mijëra forca të policisë kineze dhe automjete ushtarake të blinduara për transportimin e trupave, janë grumbulluar në një stadium në Shenzhen, tashmë është një fakt i njohur.
Por ato që kanë ngjallur reagime janë armët e reja që mund të përdoren nga forcat e sigurisë ndaj protestuesve në ish-koloninë Britanike
Forcat kineze të sigurisë janë fotografuar duke u stërvitur në përdorimin e “pirunëve” gjigantë, të cilët mund të lëshojnë goditje elektrike kundër protestuesve.
Policia dhe ushtria u fotografuan duke u praktikuar në ushtrimin e kontrollit të turmës me këtë pajisje, e cila mund të shkaktojë djegie dhe plagë.
Stërvitja ushtarake u zhvillua në Qendrën Sportive Bay Shenzhen në Shenzhen, vetëm 4,5 milje larg kufirit me Hong Kongun
Foto e ushtarëve kinezë u postuan gjatë së premtes nga mediat kineze.
Më herët, Amnesty International ka paralajmëruar së këto pajisje janë mjaft të rrezikshme për protestuesit.