Shërbim taksi ndërqytetës, riatdhesimet dhe shtim i zonave të gjelbra, lehtësimet që nisin këtë javë

Shërbim taksi ndërqytetës, riatdhesimet dhe shtim i zonave të gjelbra, lehtësimet që nisin këtë javë

Nga dita e sotme hartës së vendit i shtohen zonat e gjelbra si dhe do të lejohet udhëtimi ndërqytetës me taksi. Ndryshime ka edhe në lidhje me të riatdhesuarit.

Nga 4 maji vendit i janë shtuar edhe 18 zona të tjera të gjelbra konkretisht Tropojë, Rrogozhinë, Peqin, Belsh, Cërrik, Gramsh, Ura Vjagurore, Kuçovë, Berat, Poliçan, Skrapar, Devoll, Pustec, Maliq, Mallakastër, Kolonjë, Vlorë, Selenicë.

Gjithashtu nga kjo javë do të ketë lehtësime të udhëtimit me taksi, ku tashmë lëvizja do të jetë dhe ndërqytetëse në të gjithë vendin dhe nga 1 pasagjer mund të mbahen 2, por gjithmonë anëtarë të një familje.

Në lidhje me të riatdhesuar ka ndodhur një ndryshim, ku ata që jetojnë në zonat e kuqe do të vetëkarantinohen në banesën e tyre dhe jo në hotelet karantinë.

Ndërsa pjesa tjetër që banon në zonat e gjelbra do të qëndrojë në hotel karantinë për 14 ditë.

Këto lehtësime do të pasohen me të tjera në dy javët ne vijim, ndërsa vetë kryeministri Edi Rama tha ditën e djeshme se " do të ketë lehtësime të vazhdueshme në vijim, por mbetet meraku i madh i sjelljes individuale sipas rregullave të mbrojtjes së shëndetit për veten, familjen, shoqërinë", duke treguar edhe një herë se vetëm masat e qeverisë nuk janë të mjaftueshme pa ndërgjegjësimi qytetar dhe kujdesin që ata duhet të tregojnë vazhdimisht.

Po çfarë pritet të ndodh gjatë javëve në vijim? Më 11 maj është paralajmëruar hapja e disa bizneseve duke respektuar protokollin mjekësor për të mos u kthyer vatër infeksioni. Pjesë e kësaj kategorie do të jenë berberët dhe parukeritë, do të hapen pjesërisht edhe qendrat tregtare ku do të lejohet hapja e disa dyqaneve brenda tyre. Këto biznese do të ushtrojnë aktivitetin e tyre në fashën e orarit 05:00 e mëngjesit dhe deri në orën 17:30 të pasdites si dhe duhet të respektojnë një protokoll specifik masash sigurie për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Më 18 maj pritet që lehtësimet të jenë më të mëdha ku do të hapen baret dhe restorantet vetëm në ambientet e jashtme të tyre, ndërsa në ambientet e brendshme shërbimi do të jetë i ndaluar kategorikisht. Hapja e tyre do të shoqërohet me rregulla specifike të ruajtjes së distancës nga tavolina në tavolinë si dhe mes klientëve për të siguruar mbrojtjen maksimale. Gjithashtu gjatë kësaj jave do të shtohen riatdhesimet dhe se karantinimi i tyre tashmë do të bëhet në banesa dhe jo hotelet karantinë të përcaktuara nga qeveria.

I.K/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Të shtëna me armë zjarri në Bulqizë! Policia gjen një motor të djegur

Të shtëna me armë zjarri në Bulqizë! Policia gjen një motor të djegur