Shërbime publike në Zyrën me 'Një Ndalesë', qytetarët e Divjakës të 27-ët që përfitojnë

Shërbime publike në Zyrën me 'Një Ndalesë', qytetarët e Divjakës të 27-ët që përfitojnë

Sistemi Informatik i Zyrës me Një Ndalesë (SIZN) është tashmë funksional edhe në Bashkinë Divjakë, bashkia 27-të që përfiton nga ky sistem.

Veçoritë specifike të Sistemit Informatik të zyrës me një ndalesë mundësojnë përmirësimin e mënyrës së ofrimit të shërbimeve administrative nga qeveritë vendore, duke reduktuar ndjeshëm kohën, distancat dhe burokracitë me të cilat duhet të përballen qytetarët. Gjithashtu, ato pajisin vendimmarrësit me evidencë mbi performancën, duke kontribuar në rritjen e efikasitetit, transparencës dhe llogaridhënies. Stafi i bashkisë në Divjakë është trajnuar për veçoritë e sistemit, ofrimin e shërbimeve dhe procedurat administrative përpara se sistemi të bëhej funskional për qytetarët.

Në bashkinë Divjakë, SIZN funksionon në një strukturë moderne të rinovuar, ku shërbimet e qeverisjes vendore dhe qendrore ofrohen në një zonë të përbashkët, duke u bazuar në standardet e kujdesit ndaj klientit. Me Divjakën, numri i bashkëvendosjeve të tilla shkon në pesë, dhe më shumë janë planifikuar të hapen deri në fund të 2019, duke përmirësuar kështu qasjen në shërbime publike cilësore si për qytarët ashtu edhe për bizneset.  Kjo bashkëvendosje vjen si rezultat i partneritetit me Agjencinë e Ofrimit të Shërbimeve të Integruara (ADISA) dhe ndihmën e projektit të zbatuar nga UNDP-ja ‘Mbështetje për inovacionin kundër korrupsionit: Ngritja e një modeli shërbimesh me në qendër qytetarin në Shqipëri’ (ISDA Support Project). Falë kontributeve të përbashkëta nga Qeveria Italiane, ajo Austriake dhe UNDP-ja, projekti mbështet progresin e reformës së shërbimeve publike në Shqipëri.

Zyra me Një ndalesë u përurua sot në Divjakë në prani të Fredi Kokoneshi, Kryetar i Bashkisë Divjakë, Lorin Ymeri, Drejtor Ekzekutiv i ADISA, Limya Eltayeb, Përfaqësuese e Përhershme e UNDP në Shqipëri, partnerë zhvillimi, si dhe qytetarë të Divjakës.

Duke filluar nga viti 2018, projekti i UNDP-së, STAR2 "Konsolidimi i Reformës Administrative dhe Territoriale" në partneritet me Ministrinë e Brendshme dhe Agjencinë për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore, Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit dhe bashkitë përfituese, ka avancuar me zbatimin e SIZN.  Pas një vlerësimi mbarëkombëtar mbi shërbimet e ofruara nga 61 Bashki të Shqipërisë, mesatarisht 76 shërbime janë kataloguar, testuar dhe validuar.

Aktualisht, projekti STAR 2 po punon për të forcuar kapacitetet institucionale dhe administrative të 61 bashkive të Shqipërisë; rritjen e efikasitetit të tyre në ofrimin e shërbimeve vendore dhe rritjen e demokracisë vendore.

STAR 2 mbështetet nga shumë partnerë ndërkombëtarë të zhvillimit përmes një mekanizmi të përbashkët financimi, ku përfshihen: Bashkimin Evropian, Qeveritë e Suedisë, Italisë, Zvicrës dhe USAID, UNDP dhe Qeverisë së Shqipërisë. Projekti zbatohet nga UNDP në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme.

 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja