Shërbimet e Sigurisë së Ukrainës bastisin manastirin në Kiev, Kisha Ortodokse: Bastisja ishte "akt i frikësimit"

Shërbimet e Sigurisë së Ukrainës bastisin manastirin në Kiev, Kisha Ortodokse: Bastisja ishte

1669125531_kisha.PNG

Shërbimi i sigurisë i Ukrainës njoftoi të martën se ka kryer një bastisje në një manastir ortodoks historik në Kiev, mes dyshimeve për aktivitete armiqësore të shërbimeve speciale ruse.

Në një deklaratë të shërbimit ukrainas të sigurisë thuhej se operacioni synonte parandalimin e përdorimit të manastirit për strehimin e grupeve të sabotazhit e zbulimit, shtetasve të huaj apo depozitim armësh.

Kisha ortodokse ruse dhe Kremlini e dënuan bastisjen. Zyrtarët ukrainas thanë se dyshonin se një rrjet spiunazhi rus po vepronte brenda ndërtesës së kompleksit Kyiv Pechersk Lavra. 

Kisha Ortodokse Ruse tani ka thënë se kërkimet janë një "akt frikësimi", raporton news.sky.

"Ashtu si shumë raste të tjera të persekutimit të besimtarëve në Ukrainë që nga viti 2014, ky akt i frikësimit të besimtarëve është pothuajse i sigurt se do të kalojë pa u vënë re nga ata që e quajnë veten komuniteti ndërkombëtar i të drejtave të njeriut", tha Vladimir Legoida, një zëdhënës i kishës.

Ndërtesa është selia e krahut të mbështetur nga Rusia të Kishës Ortodokse të Ukrainës, e njohur si Patriarkana e Moskës, por ajo ndërpreu lidhjet me kishën ruse për pushtimin e Ukrainës. 

Ukraina po vazhdon të përballet me probleme të mëdha të furnizmit të popullatës me energji eletrike si pasojë e sulmeve ruse, por autoritetet u bënë thirrje banorëve në kryeqytet e në zona të tjera të vendit të kufizojnë përdorimin e energjisë teksa ata po riparojnë dëmet në rrjetin elektrik.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky u kërkoi banorëve në Kiev e në zona të tjera të goditura rëndë nga sulmet ruse sikurse Vinnytsia, Sumy dhe Odesa, të kursejnë energji.


Lajmi kryesor:

Rusia zyrtarizon tërheqjen nga Këshilli i Evropës! 10 shpërthime në Kherson, 1 viktimë


S.S/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Durrës/ Të shtënat me armë dje në lagjen 15, arrestohen dy persona! Në kërkim një tjetër

Durrës/ Të shtënat me armë dje në lagjen 15, arrestohen dy persona! Në kërkim një tjetër