TIRANE - Projektligji për mbikëqyrjen parlamentare të shërbimeve inteligjente kundërshtohet nga disa institucione shtetërore, në pikën për menaxhimin e financave. Nënkryetari socialist i Komisionit të Sigurisë, Ilir Gjoni thotë se vërejtjet janë duke u diskutuar, por pretendimet e disa ministrive për çështjen në fjalë, sipas tij, janë të pabazuara në ligj.
"Kam parasysh në radhë të parë sugjerimet e bëra apo rekomandimet e bëra nga Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Brendshme, ajo e Drejtësisë, të cilat me pak fjalë, godasin thelbin, atë që ka të bëjë me mbikëqyrjen e përdorimit, efikasitetit dhe efektshmërisë së burimeve financiare.
Gjithmonë siç ka ndodhur rëndom në këto vite, përdoret termi i sekretit shtetëror, sekreteve operacionale etj,etj, nga këto lloj argumentesh",-thotë Ilir Gjoni, deputet i PS-së. Kryetari i Komisionit të Sigurisë, Leonard Demi tha se vërejtjet janë duke u diskutuar dhe ato do të reflektohen vetëm në rastet kur përputhen me ligjin.
"Të gjitha institucionet si shtetërore edhe NGO, sipas pikëpamjeve të tyre, kanë bërë vërejtje. Ne tani do t'i studiojmë të gjitha këto vërejtje, dhe do të marrim parasysh ato që janë bazuar në ligj”, tha ai.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 31.03.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com