Më pak të punësuar, më shumë të larguar nga puna, ulje fitimesh, dhe falimente, kjo është panorama që la pas pandemia në sektorin e shërbimeve gjatë vitit 2020.
Në tremujorin e katërt të vitit 2020, shitjet e agjencive u tkurrën me 66.4%, krahasuar me 2019, punësimi ra me 25,3 % si dhe paga u tkurrën me 18,8 %, duke dëshmuar një rënie të ndjeshme për shkak të virusit, dhe bllokimit të kufijve nga shtetet e huaja, që frenoi fluturimet dhe udhëtimet në tërësi.
Besnik Vathi nga shoqata e turoperatorëve thotë për Report TV se ka pasur mbylle agjencish.
“Punonjësit janë larguar më shumë se 70% në pjesën më të madhe të operatorëve, dhe rreth 70% e numrit të agjencive të operatorëve është mbyllur përfundimisht apo përkohësisht, për arsye se nuk ka aktivitet”, u shpreh Vathi.
Sa i takon realizimit monetar ajo prezantohet në vlera minimale.
“Shifra e realizimit në vitin 2020 krahasuar me vitin 2019 përllogaritet jo më shumë se 10%”, pohon ai.
Raporti i INSTAT ka analizuar edhe treguesit për baret dhe restorantet, ku në tre muajit e vitit të kaluar kanë rënë me 19,0 %, punësimin është ulur me 18,0 % dhe fondi i pagave -16,7 %.
Edhe tek hotelet gjendja është e njëjtë. Si pasojë e mungesës së turistëve dhe klientëve shitjet e tyre janë tkurrur me 40,9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti 2019, numrin e të punësuarve e kanë reduktuar me 29,4 % dhe pagat i ulën me 27,0 %.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Janar, 08:38
14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?
-
Po
54.9%
-
Jo
32.5%
-
Nuk e di
12.6%
Vota total: 689
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Shqipëria për të huajt edhe pak për shqiptarët’, Rama i përgjigjet komentuesit: Mbi 979 mijë pushues rezidentë në 2024, inati politik e bën njeriun të verbër
22 Janar, 10:57
-
Rekordi/ Viti 2024 solli 11.7 mln vizitorë të huaj në Shqipëri, 15.2% më shumë se në 2023-in! 3.8 mld euro të gjeneruara në 9 muaj
13 Janar, 12:27
-
Media italiane 'Volo Scontato': Shqipëria mes destinacioneve evropiane që nuk duhen humbur në 2025
10 Janar, 08:37
-
Miratohet ‘Paketa e Maleve’/ Kriteret për blerjen me 1 € të tokës shtetërore! 500 subjekte që investojnë përjashtohen nga 4 taksa për 10 vite
9 Janar, 22:19
-
Media irlandeze 'The Irish News': Shqipëria ndër destinacionet më të mira për pushime në 2025
8 Janar, 07:46
-
”Bild” jehonë Shqipërisë, në krye të destinacioneve për vitin 2025
7 Janar, 10:44
-
Festat e fundvitit, kreu i Tur-Operatorëve në Report Tv: Tirana ishte destinacion për turistë nga Spanja, Italia e Holanda! Fluksi këtë dimër, më i lartë se vjet
6 Janar, 14:06
-
Zaloshnja: Juglindja është bërë alternativa joverore e Jugperëndimit, por…
5 Janar, 13:00
-
Plan 5 vjeçar për luftën ndaj informalitetit! Tatimet: Goditje punës së zezë dhe pagave të nëndeklaruara
27 Dhjetor 2024, 15:40
-
Spahiu: Ngjarja 2024 është ‘Shqipëria turistike’, dikur 80% e planetit s’e njihnin fare ku bie
26 Dhjetor 2024, 21:45
-
Ekonomia u rrit me 4.09% gjatë sezonit veror! Ndikim kryesor, bumi turistik dhe rritja e pagave në administratë
24 Dhjetor 2024, 12:20
-
'Mirror': Shqipëria, parajsa evropiane tërësisht nën radarin e turistëve
24 Dhjetor 2024, 07:51