Shërbimi diplomatik, debate të forta
Deputetët duan përcaktim të kuotës

Shërbimi diplomatik, debate të forta<br />Deputetët duan përcaktim të kuotës
TIRANE - Ligji për shërbimin diplomatik ka përfshirë në debate të forta politike. Kësaj radhe jo palët politike kundërshtare por në radhët e mazhorancës.

Kryetarja e komisionit Arta Dade por edhe anëtarë e tjerë Ben Blushi Namik Dokle dhe Valentina Leskaj kanë kundërhstuar propozimin e Minsitrisë së Jashtme që në shërbimin dipliomatik të hiqen kuotat e emërimeve nga shërbimi dhe jashtë tij. Ministri Bushati argumentoi qëndrimin e qeverisë me faktin se neni përkatës parashikon që për emërimet në shërbimin dipliomatik parashikohen kritere të qarta, ku perosnat që do të emërohen do të ene të pakëtn 10 vite eksperiencë në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Për deputetët e shumicës politike nuk mjaftojnë vetëm krieteret duhen kuota që sipas tyre duhe që emërimet të jene të pakëtn 70 përqind nga shërbimi dhe 30 jashtë tij, pra të jenë emërime politike.

"Vendimi i Këshillit të Ministrave të Sali Berishes në 2006 ne ta marrim dhe ta integrojmë në ligj tani. I bie të kthehemi mbrapsht në pozicionet tona." tha Dade

"Ky ligj ka kritere jashtëzakonisht më të forta se ligjet që ne i jemi referuar." tha Bushati

"S’do të thotë që ne të legalizojmë ato ndertime pa leje." u shpreh Dade

"Këtu vijmë të kuota, dhe çfarë ndodh që për 4 vjet që ne jemi në pushtet sepse kaq zgjat legjislatura jonë, ne 100% të ambasadorëve i zgjedhim politik." u shpreh Blushi

”Do rrimë të tregojmë muskujt kush i ka më të fortë, sepse dihet që qeveria ka një përgjegjësi më të madhe lidhur më shërbimin e jashtëm.” tha kryetarja e Komisionit Arta Dade

Deputeti Ben Blushi hodhi dhe një propozim në rast se do të merren në konsidertarë ato që do të përcaktojnë emërimet. Siaps tij duhet t'i jepet e drejta e vetos Komisionit të Jashtëm per të mos lejuar emërime të cilat siaps tij mund të mos jene të duhura dhe mund të vijnë edhe nga radhët e emigrantëve.

"Emertësa politike pra jashtë shërbimit diplomatik, ka të drejtë kryetarja e komisionit që thotë në rregull, por jepini këtij komisioni të drejtën e vetos, sepse nëse ju shkoni me ambasador politik atëherë Kuvendi ka të drejtë të vetojë." tha Bushati

"Të vendosim paralelzima dhe le të themi që për 4 vjet do bëhet shërbimi zero nuk besoj se kjo është e vertetë." u shpreh Ministri Bushati

Pas debateve të shumta Komisioni i Jashtëm, ku mungoi opozita votoi në tërësi ligjin për shërbimin diplomatik por duke i përcjellë Kuvendit dy variantet atë të Minsitrisë për heqjne e kuotave në emërimet e shërbimit dipliomatik dhe të Komisisonit të Jashtëm që këkron një kuote për emërimet jastë shërbimit.

Pr.ligji për ambasadorët, Dade jo heqjes së kufirit për emërimet
Ligji për shërbimin diplomati ka shënuar ndasi edhe në radhët e maxhorancës. Kryetarja e komisionit të jashtëm Arta Dade duke iu referuar propozimit të komisionit që në shërbimin diplomatik duhen emëruar 80 përqind nga radhët e shërbimit dhe jashtë tij 20 përqind e emërimeve, propozimi nuk është pranuar nga kryeministri Rama edhe në kushtet kur komisioni propozoi që ky raport të bëhej 70 me 30, zonja Dade tha se është kundër heqjes së kufirit mes shërbimit të karrierës dhe diplomatëve që vijnë jashtë shërbimit.
 
Shqetësimin për këtë nen të ligjit të ri të shërbimit diplomatik zonja Dade bëri të ditur se ia ka prezantuar dhe kryeministrit Edi Rama i cili sipas saj ka refuzuar të marrë në konsideratë. Duke deklaruar qëndrimin e saj kundër , zonja Dade tha se do të mbetet në dorë të grupit parlamentar vendimi politik për këtë parashikim ligjor.
 
Ndërkaq Komisioni i Ligjeve ka nisur diskutimin nen për nen të ligjit për shërbimin diplomatik ku u ra dakord që presidentit ti lihet një afat prej 30 ditësh për tu shprehur për propozimet që vijnë nga ekzekutivi për ambasadorët, kjo pasi emrat kalojnë në komisionin e jashtëm parlamentar.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ I vihet zjarri selisë së Partisë Socialiste nga protestuesit e PD! Policia i shpëndan me gaz lotsjellës! Pamjet me dron të Report Tv

VIDEO/ I vihet zjarri selisë së Partisë Socialiste nga protestuesit e PD! Policia i shpëndan me gaz lotsjellës! Pamjet me dron të Report Tv